Komuna e Prishtinës ka filluar largimin e tarracave të kafiterive në kryeqytet.
Kjo si masë për parandalimin e përhapjes së virusit.
Drejtori i Inspekcionit Adonis Tahiri, tha se këto lokale kanë pasur probleme dhe raste të hapura në polici.
Ai theksoi se për këtë shkak iu është refuzuar leja për shfrytëzimin e hapësirës publike.
“Vendimi për largim është marr në mars por për shkak të pandemisë nuk kemi vepruar deri tash. Palêt e të tre lokaleve kanë qenë të njoftuar me kohë për të gjitha procedurat. Sot, po kryejmë punën tonë, në zbatimin e vendimeve”.
Tahiri ka falënderuar Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm në secilin rast, duke ndihmuar kështu në zgjidhjen e problemeve brenda kryeqytetit.