×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillojnë punimet për rregullimin e shtratit të lumit Ibër në Mitrovicë

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka inspektuar punimet të cilat kanë filluar për realizimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit Ibër, i cili përveç atraksionit të vërtetë turistik, do të ofroj edhe mundësi të tjera rekreacioni jo vetëm për qytetarët e Mitrovicës por edhe të tërë Kosovës.

    Ky projekt i cili do të shtrihet deri tek Ura e Ibrit, do të posedoj një infrastrukturë të rregulluar mirë, do të ofrojë pamje jashtëzakonisht të bukur, dhe njëkohësisht do të shërbejë si një pikë turistike që do të tërheqë numër të madh të vizitorëve, duke e bërë Mitrovicën model për qytete të tjera.

    Me këtë rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, theksoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm, dhe një prej projekteve më të mëdha që realizohet në qytetin e Mitrovicës.

    “Projekti i rregullimit të shtratit të lumit Ibër përveç rregullimit të shtratit të lumit, do të përfshinë edhe rregullimin e hapësirave tjera, ashtu sikur që është vepruar më parë me rregullimin e pjesës nga ura kryesore mbi lumin Ibër, deri te vigu që lidh tre rrokaqiejt e pjesës veriore me pjesën jugore të qytetit”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

    Po ashtu kryetari Bahtiri tha se ky projekt parashihet të ketë shtegun për këmbësor, hapësira gjelbërimi, ndriçim publik, mure mbrojtëse, ura kaluese apo pragu kapërderdhës, i cili do të shërbej si pushimore për qytetarët e Mitrovicës.

    Rregullimi i shtratit të këtij lumi do të kushtoj rreth 1.8 milionë euro,i cili bashkëfinancohet nga Komuna e Mitrovicës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa pritet të përfundoj brenda një periudhe të shkurtë kohore.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2025
    Një 24-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, pasi u rrëzua nga skelet derisa ishte në krye të punës. Ngjarja ka ndodhur në...
    Lajme28 Prill 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në “Kanal 10” se dhjetë deputetë mund të kërkojnë interpretim nga Gjykata Kushtetuese për...
    Lajme28 Prill 2025
    Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Front Online se 54-vjeçarja e raportuar si e zhdukur në polici, është...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
    Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë është parakusht që Kosova...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti politik, Avni Arifi, ka komentuar mbi situatën e krijuar rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se partitë...
    Lajme28 Prill 2025
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka akuzuar Qeverinë Kurti për krijimin e...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu tha se shkuarja në zgjedhje të reja nuk i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje. Ai deklaroi se po të mbahen zgjedhje...
    Lajme28 Prill 2025
    Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, që urgjentisht të nisë procedurën...
    Lajme28 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:30, në fshatin Gllamnik të Podujevës. Lidhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.