×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Fillojnë provat e vaksinës kundër koronavirusit me spërkatje në hundë

    FrontOnline
    19 Qershor 2021

    Hulumtuesit në Australi po fillojnë provat klinike të një lloji të ri vaksine kundër COVID-19 – një spërkatës në hundë.

    Shkencëtarët në Brisbane besojnë se trajtimi mund të jetë më i efektshëm kundër virusit sesa vaksinat e AstraZenecas dhe Pfizerit dhe se do të mundësonte vaksinimin e pacientëve që kanë frikë nga gjilpërat.

    Pavarësisht fushatave të bashkërenduara të shëndetit publik, programi i vaksinimit në Australi ka qenë i ngadaltë krahasuar me vendet e tjera.

    Australia është përballur me probleme të furnizimit, ankesa për planifikim të dobët nga ana e qeverisë ndërsa niveli relativisht i ulët i rasteve të koronavirusit ka rezultuar në vetëkënaqësi dhe hezitim në komunitet.

    Australia po përshpejton fushatën e saj të imunizimit. Në të ardhmen, vaksinat mund të administrohen më lehtë – si një spërkatës në hundë i krijuar për të “sulmuar virusin” ndërsa ilaçi hyn në trup.

    Dr. Paul Griffin, drejtor mjekësor në Rrjetin Nucleus, një organizatë kërkimore që po fillon provat e terapisë me spërkatësin në hundë, tha se ndërsa ilaçet e tjera kryesisht mbrojnë kundër shfaqjes së simptomave të rënda të COVID-19, kjo vaksinë synon të zvogëlojë rrezikun e infeksionit.

    Një komision i pavarur i etikës në Australi ka miratuar provat klinike. Studiuesit thonë se spërkatësi në hundë mund të jetë i disponueshëm brenda një ose dy vitesh./VOA/

     

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.