×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillojnë korrje-shirjet në Gjilan

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Komuna e Gjilanit përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka filluar korrje-shirja e grurit në trevat e kësaj komune.

    Sipas njoftimit, Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bajram Isufi, bashkë me zyrtarë të tjerë kanë parë nga afër fillimin e korrjes në fshatin Nasalë të Gjilanit, tek fermeri Nexhmedin Selimi.

    “Si komision komunal, do ta mbikëqyrim dhe do t’i monitorojmë korrje-shirjet, do të jemi pranë fermerëve dhe kombajnerëve. Shpresoj që ky vit të jetë më i mirë dhe të ketë më shumë bereqet”, tha Isufi.

    Drejtori i Bujqësisë i premtoi fermerëve rritjen e mbështetjes për ta, me të gjitha kapacitetet komunale.

    Ndërsa fermeri Nexhmedin Selimi, i cili ka 9 hektarë me grurë ka nisur me korrjen.

    “Me rendimentin jemi të kënaqur, ku një hektarë sjell mbi 5 tonë”, tha Selimi.

    Sipas tij, sivjet nuk kanë pasur dëme nga shirat dhe kjo është arsye e rezultateve të mira të rendimentit.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme08 Korrik 2024
    Emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak në postimet e tij për zhvillimet e javës së kaluar, ka...
    Lajme08 Korrik 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shkruar në platformën “X”, të hënën që “opozita është në krizë”. Kjo sipas tij, për...
    Lajme08 Korrik 2024
    Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Temperaturat pritet të luhaten nga 17 ajo minimale...
    Të tjera
    Lajme08 Korrik 2024
    Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se do të ndajnë burse në vlerë të 1 mijë...
    Sport08 Korrik 2024
    Borussia Dortmund ka njoftuar transferimin e mbrojtësit Waldemar Anton nga VfB Stuttgart. Ish-kapiteni i Stuttgartit ka nënshkruar një marrëveshje që do ta...
    Lajme08 Korrik 2024
    Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien ka theksuar se në Ballkanin Perëndimor rrezik përbëjnë “betejat lokale” që kthehen...
    Lajme08 Korrik 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Driton Hyseni, njëherësh kryesues i delegacionit të Kosovës në asamblenë parlamentare të...
    Lajme08 Korrik 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves ka reaguar pas dorëheqjes së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxheka. Në një postim...
    Lajme08 Korrik 2024
    Vendosja e kamerave në prona private po del të jetë një problem, në kontekstin e mbrojtjës së privatësisë. Sipas Agjencisë për informim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.