×
  • Sport
  • Sport

    Fillojnë hetimet për sigurimin që shkelmoi dhe grushtoi tifozin në ndeshjen Portugali-Slloveni

    FrontOnline
    03 Korrik 2024

    Një hetim policor ka nisur pasi u shfaqën në internet pamjet e një tifozi portugez që goditet me grushtr dhe shkelma nga sigurimi i stadiumit.

    Të hënën, më 1 korrik, Portugalia siguroi një vend në çerekfinale të Euro 2024 me një fitore nga penalltitë kundër Sllovenisë.

    24 orë më vonë, pamjet e siguruara nga gazeta portugeze Record treguan sigurimin në Deutsche Bank Park në Frankfurt duke sulmuar një mbështetës në tunel gjatë ndeshjes.
    https://rumble.com/v55big1-fan-punched-and-kicked-by-stewards-in-portugals-euro-2024-match-vs-slovenia.html

    Pamjet tregojnë dy persona duke u ndaluar në zonën e tunelit të stadiumit. Njëri prej tyre duket se është goditur disa herë me grusht në kokë dhe fytyrë nga një sigurimi, ndërsa ai po mbahet pas një muri nga dy anëtarë të tjerë të stafit.

    Viktima më pas bie në tokë  me tre persona nga stafi që shkelmonin mbi të. Tifozi i dytë mbetet i kapur nga sigurimi gjatë gjithë incidentit.

    Të mërkurën, një zëdhënës i policisë së Frankfurtit tha për The Athletic: “Mund të konfirmoj se kemi njohuri për incidentin dhe se po e hetojmë”.

    Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Frankfurtit përmes llogarisë së tyre zyrtare X.

    Një zëdhënës i UEFA-s tha: “UEFA është në dijeni të një incidenti që ndodhi mes sigurimit dhe një tifozi nga ndeshja Portugali – Slloveni dhe dënon çdo sjellje të dhunshme. Ngjarja në video tashmë është objekt i një hetimi policor”.

    “UEFA nuk është në gjendje të komentojë më tej derisa hetimi të ketë përfunduar”.

    UEFA tha se do të rrisë masat e sigurisë në Euro 2024 pasi fitorja e Portugalisë kundër Turqisë u ndërpre nga disa tifozë që u futën në fushë. /Telegrafi/

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Sport06 Korrik 2024
    Teksa nuk kaloi as një minutë pas golit të Breel Embolos, Anglia ka reaguar menjëherë duke barazuar shifrat në 1-1. Ishte Bukayo...
    Sport06 Korrik 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë mes Anglisë dhe Zvicrës që po luajnë përballë njëra-tjetrës në kuadër të...
    Sport06 Korrik 2024
    Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Zvicrës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare para përballjes së tyre në kuadër të fazës çerekfinale të...
    Të tjera
    Lajme06 Korrik 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot ka zgjedhur Xhemajl Rexhën për kryetar të organizatës. Ndërkaq, anëtarë të bordit janë zgjedhur edhe Florandë...
    Lajme06 Korrik 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Kosova duhet të krijojë frymë të re që të hiqen masat e...
    Lajme06 Korrik 2024
    Ardita Sinani nga Partia për Veprim ka thënë se Serbia është duke vazhduar me diskriminimin e shqiptarëve me përzgjedhjen e dy gjyqtarëve...
    Lajme06 Korrik 2024
    Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se mund të jetë “ndryshues i lojës” në dialogun Kosovë – Serbi në rast se...
    Lajme06 Korrik 2024
    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi, ka thënë se deklarata e deputetit të VV-Armend Muja, se paga mesatare...
    Kronika06 Korrik 2024
    Një 33 vjeçar nga Kosova është arrestuar sot në Morinë, Kukës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra për pastrim parash....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.