×
  • Lajme
  • Lajme

    Filloi edicioni i parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës, Kurti: E pamundur të flitet për historinë e vendit tonë pa përfshirë diasporën

    FrontOnline
    13 Prill 2024

    Akademia Diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka hapur  edicionin e parë të Shkollës për Diplomaci të Diasporës.

    Mirëpritjes së gjeneratës së parë të Shkollës për Diplomaci të Diasporës iu bashkuan kryeministri i vendit, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zëvendësministrja Liza Gashi si dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

    Në fjalën e tij përshëndetëse, kryeministri Kurti ndërsa vlerësoi rolin e diasporës në zhvillimin e vendit dhe diplomacinë shtetërore, theksoi se është e pamundur të flitet për historinë e vendit tonë pa përfshirë diasporën.

    “Diaspora jonë në shumë mënyra përfaqëson një shtrirje të natyrshme të komuniteteve tona në mbarë botën. Është një diasporë shumë e lidhur me atdheun e tyre”, tha kryeministri Kurti.

    Sipas kryeministrit Kurti, qëllimi i kësaj shkolle është të nxjerrë në dritë më shumë njohuri se si të gjithë ne mund të përmirësojmë angazhimin e diasporës, si në kontekstin e zhvillimit të vendeve tona përkatëse, ashtu edhe të eksplorojë dhe shqyrtojë risitë se si ne mundemi që angazhimi i diasporës në forcimin e lidhjeve ndërmjet vendeve tona duhet të funksionojë.

    Në anën tjetër, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë kësaj ceremonie, theksoi se prej këtu nis një rrugëtim i rëndësishëm për Kosovën në vitet e ardhshme për të treguar rëndësinë që ka diaspora në diplomaci.   “Rëndësia e kësaj shkolle qëndron në rolin e saj si një platformë bashkëpunuese në të cilën   integrohen pjesë të diasporës”. Ministri Gërvalla tha se pjesëmarrësit e kësaj shkolle do të kenë mundësinë të ndajnë përvojat e tyre duke na lidhur dhe përafruar me tema të ndryshme nga e gjithë bota, duke eksploruar se si mund të rrisim fuqinë e diasporës për marrëdhënie më të mira diplomatike dhe zhvillim kombëtar.

    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, prezantoi qëllimin dhe programin e shkollës. Ajo tha se programi i Shkollës së Diplomacisë së Diasporës është hartuar me qëllim të kultivimit dhe mbështetjes së krijimit të një rrjeti global të diplomatëve të karrierës, si dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre në fushën e diplomacisë së diasporës, si temë që ka filluar të marrin më shumë vëmendje në politikat qendrore në mbarë botën.

    Në fund të ceremonisë, një fjalim para të pranishmëve mbajti Martin Russell, Drejtor Ekzekutiv i Global Diaspora Insights, i cili e vlerësoi Shkollën për Diplomacinë e Diasporës si një nismë shumë të rëndësishme dhe tha se roli që luan diplomacia e diasporës ka një ndikim shumë të rëndësishëm. për shtetin që ka filluar të ketë më shumë vëmendje në politikat qendrore në mbarë botën.

    Edicionit të sivjetshëm të organizuar nga Akademia Diplomatike iu bashkuan diplomatë nga më shumë se 30 vende të botës. Programi i Shkollës së Diplomacisë së Diasporës, i cili do të zhvillohet në dy ditë, është hartuar me qëllim kultivimin dhe mbështetjen e krijimit të një rrjeti global të diplomatëve të karrierës, si dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre në fushën e diplomacisë së diasporës.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu....
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje....
    Lajme15 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. Konferenca do të nmbahet duke filluar nga ora 14:00, në...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.