×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillimi i vitit të ri shkollor, Krasniqi uron fëmijët – ka një këshillë për prindërit

    FrontOnline
    02 Shtator 2024

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka uruar fëmijët dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

    Nëpërmjet një postimi në Facebook, Krasniqi pati edhe një këshillë për prindërit.

    Ai kërkoi nga ta, më shumë mbështetje sesa kritika, më shumë dashuri dhe më shumë punë me fëmijët, pasi siç shkruan ai, kjo do t’I shtyjë ata që gjithmonë të bëjnë më të mirën.

    “Të dashur nxënës, mësimdhënës e të nderuar prindër, Urime fillimi i vitit të ri shkollor! Për ju që po e nisni këtë rrugë për herë të parë, qoftë një rrugë e lehtë, e dashur dhe përplot me të arritura të shkëlqyeshme. Pa dyshim, rruga e suksesit në jetë fillon në bankat e shkollës. Për ju të tjerët që keni filluar më parë, ky vit qoftë më i mirë sesa i kaluari. Tejkalimi i vetvetes nga viti në vit, çdo herë, duhet të jetë synimi i secilit prej jush. Gjithmonë mund të bëheni pak më të mirë e të arrini diçka më shumë. Juve, të nderuar mësimdhënës, ju uroj një vit të mbarë e të palodhshëm. E admiroj durimin dhe pasionin tuaj për t’u dhënë fëmijëve tanë dije dhe dashuri. E di dhe e besoj se me ju, e ardhmja e vendit tonë është në duar të sigurta. Të dashur prindër, e di që fëmijët ndoshta jo gjithmonë arrijnë sukseset që ne dëshirojmë për ta. Por, më shumë mbështetje sesa kritika, më shumë dashuri, më shumë punë me ta – do t’i shtyjë ata që gjithmonë të bëjnë më të mirën. Prandaj, duke pasur gjithmonë parasysh interesin e fëmijëve tanë, të gjithë bashkë, pa përjashtim, t’u japim kujdesin dhe trajtimin që e meritojnë gjatë këtij rrugëtimi. Urime dhe suksese të gjithëve”, ka shkruar Krasniqi.

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 34-vjetorin e Kushtetutës së Parë të Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, teksa tha...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka theksuar se janë informuar se janë larguar bllokadat nga persona të maskuar në pikat kufitare në territorin...
    Lajme07 Shtator 2024
    Pikëkalimet kufitare në Merdarë e Bërnjak kanë qëndruar të mbyllura edhe pasditen e së shtunës. Ekipi i Ekonomia Online ka qëndruar në...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar pas zbulimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë ku...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja, Vjosa Osmani pas zbulimit të shtatores së Ibrahim Rugovës në Podujevë ka folur edhe për protestat e serbëve në pikat kufitare...
    Lajme07 Shtator 2024
    Drejtori i KEK-ut Bekir Gërguri, bashkë me bashkëpunëtor shkuan për vizitë te Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”. Pritja ishte e organizuar nga kryeshefi...
    Lajme07 Shtator 2024
    Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka...
    Lajme07 Shtator 2024
    Rreth 100 ushtarë nga Garda kombetare e Idaho-s pritet të vendosen në Kosovë, pas ushtrimeve që do të kenë paraprakisht në Texas....
    Lajme07 Shtator 2024
    Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.