Filloreta Raçi – Fifi është bërë pjesë e edicionit të radhës të “Dancing With the Stars Albania”.
Këngëtarja e njohur me këtë rast këto ditë ka qenë më aktive në rrjete sociale, duke zbuluar edhe pamje nga provat e këtij spektakli.
Ajo do të kërcejë përkrah balerinit, Graciano Tagani, në formatin që do të nisë më 6 tetor.
Së fundmi u zbuluan disa pamje ekskluzive të tyre gjatë ushtrimeve, teksa 29 vjeçarja është rrëzuar.
Moderatore e këtij programi vlen të ceket se është sërish Bora Zemani. /Telegrafi
View this post on Instagram