Big Brother po sjellë histori dhe ngjarje interesante çdo ditë e më shumë.
Këngëtarja Fifi, e cila po vazhdon të jetë një prej banorëve më të komentuara, ka bërë një tjetër rrëfim personal.
Në diskutim me banorët e tjerë, Fifi ka treguar se luftën e peshën dhe ankthin e ka vuajtur shumë, madje ajo tregoi se brenda një kohe të shkurtër ka shtuar 25 kilogram.
“Për tre muaj, tetor, nëntor, dhjetor kam shtuar 25 kilogram, njëjtë kam ngrënë si një vit përpara, as me shtuar as me tepruar, unë ha dy herë në ditë maksimum, kur kam shkuar në shtëpi pas 4 muajsh nëna ime qante, mënoja që po qante se është mërzi, por kur kam filluar të dobësohem më ka treguar se ka quajtur për shkak të ndryshimet të madh në peshë, ka thënë Fifi.
Ndërkohë, kujtojmë që deri tani është eliminuar vetëm një banorë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ndërsa pritet të ketë hyrje të reja, për të iu bashkuar garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.