×
  • Lajme
  • Lajme

    Fidan: Turqia historikisht e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës, nuk duam të përsëriten vitet e 90-ta

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, ka deklaruar se Turqia është një vend që historikisht e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, raporton Anadolu.

    Kryediplomati turk ka folur për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me rajonin e Ballkanit dhe raportet me Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë.

    Ai foli për rolin e rëndësishëm që ka Turqia në Ballkan si dhe për vizionin e Ankarasë zyrtare për të ruajtur paqes dhe stabilitetit në rajon, në mënyrë që të mos përsëriten vitet e 90-ta.

    “Ne jemi një vend që historikisht e kemi mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Fidan, duke shtuar se sa i përket Bosnjë e Hercegovinës, Turqia çdoherë do të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi, siç ka bërë deri tani. Në anën tjetër qëndron Serbia, u shpreh Fidan, duke theksuar se shteti i tij ka marrëdhënie të mira edhe me shtetin serb.

    “Të kesh marrëdhënie vëllazërore me BeH-në dhe Kosovën, që është obligimi ynë historik, por të vendosësh marrëdhënie të mira edhe me Serbinë, është reflektim i lidershipit të fuqishëm politik”, shtoi ai, duke ritheksuar se mbështetjen për mëvetësinë e Kosovës dhe BeH-së. /AA

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme19 Shtator 2024
    Dëshmitari Halim Berisha, në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së, e ka konfirmuar se në vitin 2006 kishte kërkuar azil në Francë. Megjithatë,...
    Lajme19 Shtator 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masë së paraburgimit edhe për dy muaj të...
    Lajme19 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti po e rrezikon të ardhmen e Republikës së Kosovës....
    Të tjera
    Lajme19 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Gerti Bogdani, i cili u largua në mënyrë të parakohshme nga jeta një ditë më parë...
    Kronika19 Shtator 2024
    Katër persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajde” dhe “Organizim të skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm”. Aksioni...
    Lajme19 Shtator 2024
    Vlora Çitaku nga PDK ka thënë se dje Serbia ka nënshkruar një marrëveshje me SHBA’të për investime strategjike në fushën e energjetikës....
    Lajme19 Shtator 2024
    Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkë me një skuadër nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë e në koordinim me ambasadën...
    Lajme19 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhely. Vuçiq tha se Varhelyn e informoi për situatën,...
    Lajme19 Shtator 2024
    Është shtyrë seanca fillestare ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit. Seanca është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes, pasi të njëjtit kanë thënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.