×
  • Lajme
  • Lajme

    Fidan: Turqia historikisht e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, ka deklaruar se Turqia është një vend që historikisht e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.

    Kryediplomati turk ishte i ftuar në redaksinë e editorëve të Anadolut, ku ka folur për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me rajonin e Ballkanit dhe raportet me Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë.

    Fidan u shpreh se në rajon vërehet edhe rëndësia e lidershipit të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

    Ai foli për “rolin e rëndësishëm” që ka Turqia në Ballkan si dhe për vizionin e Ankarasë zyrtare për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, në mënyrë që të mos përsëriten vitet e ‘90-ta.

    “Ne jemi një vend që historikisht e kemi mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Fidan, duke shtuar se sa i përket Bosnjë e Hercegovinës, Turqia çdoherë do të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi, siç ka bërë deri tani.

    Në anën tjetër qëndron Serbia, u shpreh Fidan, duke theksuar se Turqia ka marrëdhënie të mira edhe me shtetin serb.

    “Të kesh marrëdhënie vëllazërore me BeH-në dhe Kosovën, që është obligimi ynë historik, por të vendosësh marrëdhënie të mira edhe me Serbinë, është reflektim i lidershipit të fuqishëm politik”, shtoi ai, duke ritheksuar se mbështetjen për mëvetësinë e Kosovës dhe BeH-së. /AA

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme19 Shtator 2024
    Një dokument i Shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, ku shkruhej “prindi 1” dhe “prindi 2” si zëvendësim i “babai” apo “nëna”, ka...
    Lajme19 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës para disa ditësh ka qëndruar për një vizitë në Poloni, ku edhe ka dhënë disa intervista për media të...
    Lajme19 Shtator 2024
    Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit ka njoftuar se manastiri i Banjskës do të mbyllet për vizitorë nga 23 deri më 26...
    Të tjera
    Lajme19 Shtator 2024
    Posta e Kosovës ka lëshuar një komunikatë ku kërkon nga publiku që të mos bien pre e mashtrimeve nga disa SMS që...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjencitë e tjera federale të Shteteve të Bashkuara thonë se hakerët iranianë u dërguan emaile të...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Një sherr mes kushërinjve ka ndodhur në Durrës, ku një 50-vjeçar ka gjuajtur me armë gjahu drejt tyre. Policia ka bërë të...
    Sport19 Shtator 2024
    Në këtë fundjavë do të luhet super-derbi i kampionatit ku do të përballen dy skuadrat kryesore pretendente për titull, Drita dhe Ballkani,...
    Vip19 Shtator 2024
    Ju kujtohet Bruno Shemsho nga emisioni ‘Përputhen”? Ai në 30 vjetorin e lindjes ka bërë publike romancën e tij, shkruan “Kosovarja”. Në...
    Lajme19 Shtator 2024
    Kuvendi Komunal i Drenasit të enjten ka vendosur t’i japë në shfrytëzim 51 prona komunale për 99 vjet pavarësisht kundërshtimeve të opozitës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.