×
  • Sport
  • Sport

    FFK-ja për herë të parë pjesë e Konventës “Winter League Convention”

    FrontOnline
    09 Janar 2023

    Në Antalia të Turqisë, po zhvillohet edicioni i radhës së konvetës, “Winter League Convention”, në të cilën po trajtohen tema të rëndësishme për zhvillimin e më tejmë të futbollit.

    Në këtë konventë ndërkombëtare, për herë të parë po përfaqësohet edhe Federata e Futollit e Kosovës, nëpërmjet menaxherit të përfaqësueses A, Bajram Shala, përcjell FrontOnline.

    Ai në cilësinë e përfaqësuesit të FFK-sē, do te jetë një prej folësve, në mesin e shumë emrave të rëndësishëm të futbollit evropain, siç janë shumë ish-futbollistë të cilët mbajnë poste të ndryshme në klube e Federata të ndryshme, siç janë: Hamit Altintop, Sol Campbell, Nuri Sahin, Demba Ba, pastaj ish-gjyqtari i famshëm turk, Cuneyt Cakur si dhe ekspert të ndryshëm nga UEFA dhe nga federatat tjera kombëtare e ndërkontinentale.

    Në mesin e panelistëve, Shala do të flasë për procesin e skautimit dhe negocimit me futbollistët kandidatë për të qenë pjesë e ekipeve kombëtare si dhe rolin e medieve në zhvillimin e futbollit.

    Hapjen e edicionit të sivjetmë të “Winter League Convention” e kanë bërë kryetari i Federatës së Turqisë, Mehmet Buyukeksi dhe ministri i sportit në Turqi, Mehmet Muharrem Kasapoglu./FrontOnline/

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Sport17 Maj 2024
    Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën preliminare, ku ka ftuar plotë 38 futbollistë, për të pasur një pasqyrë më të qartë kur...
    Sport16 Maj 2024
    Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Koeman e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere. Jemi...
    Sport16 Maj 2024
    Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve për EURO 2024, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri...
    Të tjera
    Kronika17 Maj 2024
    Një person është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se është përfshirë në vrasjen në tentativë në Ferizaj...
    Vip17 Maj 2024
    Milot Llalloshi ditët e fundit po kalon me familjen e tij. Një nga udhëtimet e tyre ishte dhe Italia, ata vizituan Kullën...
    Lajme17 Maj 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se nga mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, përfiton vetëm Rusia dhe...
    Lajme17 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës sot e ka lansuar platformën E-Komunat në kuadër të platformës E-Kosova. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se shërbimet...
    Lajme17 Maj 2024
    Këngëtari Sinan Vllasaliu ka thënë se nuk ndihet fajtor derisa ka deklaruar se çdo shmangie nga tatimi ishte paqëllimshme. Këtë deklarim Vllasaliu...
    Sport17 Maj 2024
    Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën preliminare, ku ka ftuar plotë 38 futbollistë, për të pasur një pasqyrë më të qartë kur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.