Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, për shkak se pas një mosmarrëveshje rreth pronës e ka kansosur babain e tij.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj 14.10.2020 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje rreth pronës e kishte kanosur të atin e tij, viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.