×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Ferizaj: Ushtroi dhunë ndaj gruas, një muaj paraburgim për burrin

    FrontOnline
    24 Maj 2021

    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.P. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

    Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Shabi Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se më 23.05.2021, në banesën e  tyre në  Ferizaj, i pandehuri me dashje i shkakton lëndim trupor të dëmtuarës-bashkëshortes së tij A.M. në atë mënyrë që pas një fjalosje e ia kap dy duart, dhe e godet  me  dorë në fytyrë, në syrin e majtë, me ç’ rast e dëmtuara kishte pësuar  lëndime trupore, për të cilat lëndime posedon raport mjekësor nga QKMF-Ferizaj.

    Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

    Gjykata me rastin e vendosjes pati parasysh faktin dhe pretendimin e të pandehurit dhe mbrojtësit të tij të cilët kontestonin kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, duke konsideruar se edhe me masa me të buta do të sigurohej prezenca e të pandehurit në procedurë si dhe do të pamundësonin të njëjtin që të përsërisë veprën penale, por gjykata vlerëson se aplikimi i masave më të buta (arrestit shtëpiak), por edhe i masave tjera, nuk është i mjaftueshëm për të pamundësuar që i pandehuri të mos kryej vepra penale të tilla apo të ngjashme.

    Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë që Ura e Ibrit do të hapet pas 5 shkurtit. “Pasi që të kryhet procesi...
    Lajme15 Tetor 2024
    Besa Gaxheri, deputete nga LDK, ka reaguar lidhur me bisedën e publikuar mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit. Ajo ka theksuar se...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, për Front Online  ka komentuar publikimet lidhur me komunikimet mes koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihali,...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi i ka konfirmuar bisedat e koordinatores së komiteteve në LVV, Dejona Mihalit me ish-kryeshefin...
    Lajme15 Tetor 2024
    Publikimi i mesazheve në mes të ish kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës Nagip Krasniqit si dhe koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje,...
    Lajme15 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon e ka pritur sot në Lubjanë ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq. Fajon...
    Lajme15 Tetor 2024
    Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me 10 vjet burgim për të miturin e parë dhe dënimin me 9 vjet burgim për...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Shtetet e Bashkuara njoftuan zyrtarisht pak orë më parë Izraelin se kanë 30 ditë kohë për të zgjidhur krizën humanitare në Gaza,...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Një moment historik e ka cilësuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama çeljen zyrtarisht të grupit të parë të kapitujve të negociatave me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.