Një grua në Ferizaj është raportuar se ka goditur me mjet të fortë vajzën e saj të mitur.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuar lirohet në procedurë të rregullt.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje, e dyshuara femër kosovare me një mjet të fortë, ka goditur vajzën e sajë të mitur. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuar lirohet në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.