Një grua për të cilën ishte raportuar si person i zhdukur në Ferizaj më datë 24 gusht, 2020, dyshohet se është dhunuar seksualisht nga persona të panjohur.
Policia njofton se lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori.
“Me 24.08.2020 është raportuar se viktima femër, e raportuar si person i zhdukur, është sjellë në polici dhe dyshohet se ka qenë viktime e dhunës seksuale nga persona të panjohur. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”.