×
  • Kronika
  • Kronika

    Ferizaj, arrestohet pasi e shiti veturën e dikujt tjetër

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2022

    Të dielën në orën 19:20, policia në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj është një rast i shpërdorimit të pasurisë së huaj.

    Në lidhje me këtë, policët e stacionit në Ferizaj, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i  kanë nisur hetimet.

    Nga hetimet e para, sipas ankuesit, dy të dyshuar i kanë marrë dy automjete në shërbim dhe nuk ishin lajmëruar më.

    Policët hetues, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kanë arrestuar personin L.Q ( M/K) i moshës 23 vjeçar, i cili pasi kishte marrë në shërbim një veturë nga personi E.J ( M/K) i moshës 22 vjeçar, e kishte shitur atë në qytetin e Lipjanit një personit tjetër.

    I dyshuari i parë L.Q është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme. Rasti është cilësuar “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, ndërsa vetura i është kthyer pronarit.

    Në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër për shpërdorim të pasurisë së huaj për një automjet tjetër ndaj të njëjtit pronar.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Kronika21 Maj 2024
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Stanoc të komunës së Vushtrrisë. Sipas raportimeve, një veturë është rrokullisur, ndërkaq...
    Kronika21 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Klinë. Rasti është duke u hetuar. “Klinë / 20.05.2024 – 10:00....
    Kronika21 Maj 2024
    Është shënuar një rast i tentativë vrasjes mbrëmë në Prishtinë. I dyshuari e ka goditur viktimën më një mjet të mprehtë në...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar rreth 4 mijë copë të mallit të falsifikuar, preparate për larje dhe...
    Lajme21 Maj 2024
    Lidhur me shuarjen e ndërmarrjes energjetike “NKEC”, deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se partia në pushtet ka përgjegjësi...
    Vip21 Maj 2024
    Fjolla Morina ka qenë së fundmi në një lidhje direkte në “Zona Zero” në Top Channel, ku ka folur për gjithë ngjarjet...
    Lajme21 Maj 2024
    Ish përfaqësuesi i ekipit për bisedime teknike me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti mendon se mund...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Aleanca për Mbrojtjen e teatrit, grupimi i Rithemelimit të Partisë Demokratike dhe Partia e Lirisë zhvilluan sot protestën e radhës përpara Bashkisë...
    Lajme21 Maj 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, se Kosova ka dhënë propozimet e saj në takimet në Bruksel sa i përket...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.