Është arrestuar një burrë në Ferizaj nën dyshimin se e ka dhunuar një grua.
Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Rajoni i Ferizajt 30.04.2024-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet ta ketë kryer veprën e lart-cekur ndaj viktimës femër. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.