Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Ferat Shala ka vizituar kompaninë në Wintech në Parkun e Biznesit në Drenas ku ka parë nga afër punën e saj të suksesshme në prodhimin e dyerve dhe dritareve.
Sipas Shalës, prodhuesit vendorë si Wintech janë kontribues të rëndësishëm të ekonomisë kosovare. Ata punësojnë dhjetëra mijëra punëtorë, mbajnë mijëra familje dhe paguajnë miliona euro tatime.
“Por, prodhuesit vendorë shpesh përballen me pengesa të shumta – së fundi, mungesa e energjisë ka shtuar pasigurinë e bizneseve. Qeveria e udhëhequr nga Bedri Hamza do të jetë krah i fortë që mbron e nxit prodhuesit vendorë dhe shpirtin sipërmarrës e inovator. Prodhuesit vendorë meritojnë më mirë dhe Kosova mundet më mirë” ka shkruar Shala në faqen e tij në rrjetin social Facebook. / Front Online /