×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferat Shala: Fitorja befasuese e PDK-së ka emër, Kadri Veseli e Hashim Thaçi

    FrontOnline
    12 Shkurt 2021

    Pak orë para mbylljes së fushatës, kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, ka postuar një fotografi me Kadri Veselin.

    Në postimin e tij, Shala ka thënë se fushata e këtij viti ishte më ndryshe.

    Kjo për arsyen e rrethanave pandemike, të cilat megjithatë nuk ndaluan takimet e tij me qytetarë të shumtë, miq, shokë e bashkëluftëtarë.

    “Edhe pse të shtrënguar nga masat pandemike, për disa javë resht unë takova shumë qytetarë, shumë miq, shumë shokë, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë. Vizitova familje, shkolla, fakultete, fabrika, lagje, fshatra e qytete në krejt territorin e Kosovës. I pashë dhe i takova njerëzit e vështirësive, njerëzit e halleve dhe të sfidave, njerëzit të cilët ndajnë fatin e Kosovës në çdo rrethanë. Në secilin vend, në secilën situatë, nga secili qytetar, jam mirëpritur ngrohtësisht dhe përzemërsisht. Mirësia dhe shpresa e tyre më kanë dhënë edhe më shumë energji, më kanë motivuar e më kanë inkurajuar për shumë projekte të reja që na presin në të ardhmen”, ka shkruajtur Shala.

    Ai ka folur edhe për faktin se është konfirmuar pozitiv me COVID-19, teksa ka shtuar se kjo e ka penguar atë për të realizuar në përpikmëri planet e fushatës.

    Shala nuk ka harruar ta përmend as mungesën e Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli të cilët po gjykohen në Hagë.

    Postimi i plotë:

    Fitorja ka emër

    Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

    Kanë mbetur pak orë nga koha kur fillon heshtja zgjedhore dhe ne do të jemi të obliguar që ta ndërpremë përkohësisht komunikimin me ju.

    Por, para se të nis kjo heshtje, si dhe në pamundësi për t’ju takuar, unë dua të përcjell një mesazh përmes këtij shkrimi.

    Fushata zgjedhore e javëve që i lamë pas, për shumëçka, ishte më ndryshe.

    Edhe pse të shtrënguar nga masat pandemike, për disa javë resht unë takova shumë qytetarë, shumë miq, shumë shokë, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë. Vizitova familje, shkolla, fakultete, fabrika, lagje, fshatra e qytete në krejt territorin e Kosovës. I pashë dhe i takova njerëzit e vështirësive, njerëzit e halleve dhe të sfidave, njerëzit të cilët ndajnë fatin e Kosovës në çdo rrethanë. Në secilin vend, në secilën situatë, nga secili qytetar, jam mirëpritur ngrohtësisht dhe përzemërsisht. Mirësia dhe shpresa e tyre më kanë dhënë edhe më shumë energji, më kanë motivuar e më kanë inkurajuar për shumë projekte të reja që na presin në të ardhmen.

    Kjo fushatë zgjedhore për mua ishte më ndryshe.

    Më ndryshe, sepse, pikërisht në javën e fundit të saj, tamam kur kisha planifikuar ta shpalosja pjesën qendrore të programit tim zgjedhor, si dhe atë të Partisë Demokratike të Kosovës, virusi i pabesë, Covid-19, më detyroi të tërhiqem dhe të izolohem. Gjendja ime shëndetësore, si dhe gruas time, Sala Berisha – Shalës, papritmas u keqësua, dhe u detyruam që të dytë të hospitalizohemi.

    Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit u zhvillua në kushte të pabarabarta demokratike, sepse Partia Demokratike e Kosovës padrejtësisht u privua nga e drejta për të qenë e udhëhequr nga lideri i saj, z. Kadri Veseli. Mungesën e z. Veseli unë e kam parë në sytë e qytetarëve në të gjitha tubimet dhe takimet në krejt territorin e Kosovës. Mesazhet për unifikim dhe bashkim mes forcave politike të Kosovës, të cilat Kadri Veseli gjithmonë ka ditur më së miri t’i jap, i munguan Kosovës gjatë tërë kësaj fushate zgjedhore.

    Por, Kadri Veseli më së shumti më mungoi mua, sepse ishim mësuar që për më se 30 vjet të vepronim bashkë, në çfarëdo situate e rrethane, si dy vëllezër të pandarë.

    Fushatës së demokratëve të Kosovës kësaj radhe i priu z. Enver Hoxhaj, por ajo gjatë gjithë kohës e kishte frymën dhe shenjën e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit.

    Trashëgimia politike dhe atdhetare e këtyre dy liderëve, që e krijuan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, qëndron në bazamentin e filozofisë politike të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Kjo filozofi politike sot është garantuese e fitores befasuese të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.

    Prandaj fitorja jonë befasuese ka emër: Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

    Programi “Rimëkëmbje” i Partisë Demokratike të Kosovës sot është alternativë e padiskutueshme politike dhe ekonomike për ta rikthyer vendin tonë në agjendat zhvillimore dhe integruese. Prandaj, unë ju bëjë thirrje që këtë të diel, pra më 14 shkurt, ta votoni këtë alternativë, t’i votoni njerëzit e dëshmuar në të gjitha proceset e bërjes së lirisë dhe të shtetit. Vota për numrin 134 është votë për Kosovën më të fortë ekonomikisht e politikisht, për Kosovën në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Kosovën e integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

    Votojeni listën #PDK134, dhe brenda saj edhe #FeratShala14!

    Fitorja ka emër: Hashim Thaçi&Kadri Veseli!

    I juaji: prof. asoc. Ferat Shala,

    në Prishtinë, më 12.02.2021.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme24 Shtator 2024
    Ministri i Jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis, në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të OKB-së e ka takuar homologen e tij...
    Lajme24 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim ministren Federale të Arsimit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Jasna Durakoviq. Temë kryesore...
    Lajme24 Shtator 2024
    Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se ata që ishin pjesë e grupit të serbëve...
    Të tjera
    Vip24 Shtator 2024
    Këngëtari i njohur shqiptar Yll Limani feston ditëlindjen. Ai mbushi plot 30 vjet. Karrierën muzikore e nisi me pjesëmarrjen në “The Voice...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është takuar me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufcën. Tahiri tha se me Konjufcën u takuan për kafe,...
    Lajme24 Shtator 2024
    Lëvizja Vetëvendosje, në përvjetorin e rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka...
    Lajme24 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Alice Albright. Osmani tha se Albrightin...
    Lajme24 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për instalimin e teknologjive të reja në lagjet e kryeqytetit, të cilat lidhen...
    Sport24 Shtator 2024
    Një rrahje masive ndodhi në ndeshjen e juniorëve mes Fushës Kosovës dhe Gjilanit. Këtë të martë, Federata e Futbollit e Kosovës ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.