×
  • Opinione
  • Opinione

    Fenomeni i qytetarëve pa asnjë shtetësi

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Për shkak të humbjes faktike të shtetësisë si pasojë e pasivizimit të adresave të shqiptarëve nga autoritetet serbe, në Kosovë janë evidentuar qindra raste të qytetarëve nga Lugina e Preshevës të cilët jetojnë në Kosovë pa asnjë lloj dokumenti dhe asnjë shtetësi.
    Sipas burimeve nga qytetarët e Luginës, raste të tilla më së shumti janë evidentuar në Gjilan dhe rrethinë.
    Për shkak të pengesave administrative, këta qytetarë të mbetur që nga lufta në Kosovë nuk kanë arritur asnjëherë të bëhen shtetas të Republikës së Kosovës.
    Në anën tjetër, për shkak të pasivizimit të adresave të tyre në Luginën e Preshevës, kanë humbur edhe të drejtën në posedimin e dokumenteve identifikuese të cilat dëshmojnë shtetësinë e Serbisë. Pra, për shkaqe politike, këta shqiptarë nga Lugina kanë mbetur pa asnjë lloj shtetësie.
    Kjo do të thotë që, këta qytetarë nuk kanë asnjë të drejtë dhe nuk mund të pranojnë asnjë shërbim nga cilido shtet.
    Kjo shpie në situata të tilla sikur pamundësia për të regjistruar fëmijët e porsalindur, për të pranuar ndihmë mjekësore, për t’i shkolluar fëmijët e tyre, për të mbrojtur veten ligjërisht, për të regjistruar ndërmarrje apo organizatë joqeveritare, për të paguar taksat e shtetit, e kështu me radhë.
    Përpos përkatësisë së tyre etnike dhe identifikimit kulturor me popullatën kosovare, vet fakti që këta qytetarë jetojnë në Kosovë (Gjilan, Fushë Kosovë, etj) bën që mungesa e dokumentacionit të tyre identifikues të jetë problematikë edhe e shtetit të Kosovës.
    Për këtë, kthimi i adresave të tyre në Medvegjë, Bujanoc apo Preshevë do të zgjidhte problemin themelor të tyre: posedimin e një dokumenti identifikues. Prandaj, Republika e Kosovës do të duhej të verifikonte dhe të dëshmonte me fakte ekzistimin e tyre, rrjedhimisht të kërkonte rikthimin e dokumenteve të tyre identifikuese duke e ngritur këtë çështje edhe në bisedimet me Serbinë. Tashmë dihet botërisht se ajo që më së shumti i ka penguar Serbisë në Luginë, e sidomos në Medvegjë dhe Bujanoc, është numri i votuesve shqiptarë të këtyre komunave dhe struktura etnike mbizotëruese shqiptare në tërësinë e Luginës.
    Nëpërmjet pasivizimit të adresave, ky numër i shqiptarëve sa vjen e zvogëlohet, gjë që shpie në ndryshimin e strukturës etnike të popullatës.
    Në Medvegjë, me humbjen e tërësishme të pushtetit lokal dhe përjashtimit të tyre nga vendimmarrja, shqiptarët rrezikojnë mbylljen e shkollës “Zenel Hajdini”, e cila është shkolla e vetme e kësaj Komune e cila drejtorinë, mësimdhënësit dhe nxënësit i ka shqiptarë dhe mësimin e zhvillon në gjuhën shqipe.
    Në rast se ndodh kjo, fëmijët e atyre pak shqiptarëve që ende jetojnë në Medvegjë nuk do të kenë asnjë mundësi shkollimi dhe kjo domosdo do të shpie në shpërnguljen totale të popullatës shqiptare. Me këtë, në rast se nuk ndërhyhet me një dinamikë të përshpejtuar dhe përgjegjshmëri shtetërore e kombtare, do të vuloset përfundimi i ekzistencës së shqiptarëve në Medvegjë.

    (Autori është Master i Edukimit në Syracuse University, (New York), Master i Ekonomisë dhe B.Sc. i Sociologjisë)

    Nga Rubrika
    Opinione25 Korrik 2025
    Nga: Arian Galdini Ballkani, si rrënjë e thellë e një peme ende të palindur, rri i fshehur në errësirën e tensioneve historike...
    Opinione24 Korrik 2025
    Shkruan: Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta....
    Opinione23 Korrik 2025
    Më 28 shtator, zgjedhjet parlamentare do të mbahen në Moldavi, një ngjarje për të cilën Rusia shpreson se do ta kthejë Kishinau...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, tha se në çdo pëllëmbë të Kosovës, është policia që...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka shkruar në profilin e tij se deputeti i VV-së, Artan Abrashi, i ka marrë 690 euro...
    Lajme26 Korrik 2025
    Agim Plashniku, qytetari i përfshirë në një konfrontim me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj saj...
    Lajme26 Korrik 2025
    Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së sotme të dështuar, tha se nuk do të lejojnë që kreu i...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se është hipokrizi që të mblidhen sërish sot në ora 22:00, për të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës së sotme, ka thënë se tashmë është mirë që të gjithë deputetët të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.