Një fëmijë dyshoher se është rrëzuar nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin i cili ka ndodhur në Lipjan.
Në konsultim me prokurorin, pritet që më vonë të bëhet intervistimi i familjarëve lidhur me ngjarjen.
“Lipjan 12.09.2022-18:00. Viktima mashkull kosovar – fëmijë dyshohet se është rrëzuar nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Në konsultim me prokurorin, pritet që më vonë të bëhet intervistimi i familjarëve lidhur me ngjarjen”.