Ajo u bë e famshme falë paraqitjes në serialin e njohur, “O Sa Mirë”.
Bëhet fjalë për Anita Nikajn, e cila luajti rolin e studentes nga Tuzi i Malit të Zi – Lul Gruda.
Bukuroshja brune tash e sa vite jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara, përkatësisht në qytetin e New Yorkut.
Në këtë të fundit duket se ka gjetur edhe dashurinë e jetës, ku i ka dhënë fund së qenuri beqaresh.
Bukuroshja ka shpërndarë disa imazhe në rrjetet sociale teksa shihet duke pozuar me unazën e fejesës, ku i ka dhënë po prapozimit të Sammy Puleos.
Në ditën më të lumtur të çiftit, përkrah tyre ishte edhe fotografia e famshme në Amerikë, Liridona Gjokaj, e cila vitin e kaluar ishte shpallur fotografia e vitit nga International Film Festival of New York.