×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Feith: E arsyeshme të ndiheni krenar me UÇK

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Ish shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith i ka duartrokitur gatishmërisë së Presidentit Thaçi për t`iu përgjigjur Speciales sepse në këtë mënyrë sipas tij, Kosova mund ta liroj veten nga akuzat për çfarëdo që mund të ketë gjatë luftës.Feith në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës edhe për ndjeshmërinë që ka populli i Kosovës për pjesën e luftës të viteve 98-99 derisa ka theksuar se e arsyeton popullin e Kosovës që ndihet krenar me atë që kanë arritur luftëtarët e UÇK-së.I pyetur se si e shihni deklaratën e fundit nga prokurorët special që kanë paraqitur një aktakuzë kundrejt Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli si dhe të tjerëve dhe se si ka ndikuar kjo në politikën e Kosovës? Feith tha se ka parë deklaratën por asnjë padi.

    “Unë e kam parë deklaratën, por unë nuk kam parë asnjë padi. Nuk jam në dijeni të asnjë akuze kundër President Thaçi, Kadri Veselit dhe të tjerëve.
    Prandaj është e vështirë për mua të gjykoj këtë apo të jap ndonjë përshtypje se çka është e përfshirë këtu. Por e di se çfarëdo që ka të bëjë me luftën gjatë viteve 98-99 në Kosovë është shumë e ndjeshme për popullin e Kosovës”, tha ai.Feith poashtu tha se kuptohet dhe është shumë e arsyeshme se ata ndihen krenar me atë se çfarë është arritur nga luftëtarët e UÇK-së.-Ju keni qenë i përfshirë në pavarësimin e Kosovës, qysh në ditët e para të deklarimit. Cfarë ka bërë Kosova për marrëveshje dhe cili ka qenë roli i Thaçit në ndërtimin e urave me komunitetin serb?

    “Brenda Kosovës, kryeministri Thaçi së bashku me zyrën time kemi punuar në zbatimin e dispozitave të Ahtisarit për të cilat ishin dakorduar para se Kosova të pavarësohej dhe ishte baza në periudhën e mbikqyrjes. Një nga dispozitat kyqe ishte që të respektoheshin të drejtat e komunitetit serb brenda Kosovës dhe në atë aspekt kemi arritur disa gjëra. Duke përfshirë këtu krijimin e komunave dhe lidhjen e veriut të Kosovës me Prishtinën poashtu duke u siguruar që qytetarët serb të Kosovës të pëefaqësohen në institucione dhe agjensi të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe RTK-në”. tha ai.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar para gazetarëve se ende nuk ka asnjë emër të...
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.