×
  • Sport
  • Sport

    Federata spanjolle 400 mijë euro lojtarëve nëse fitojnë titullin

    FrontOnline
    26 Qershor 2024

    Federata Spanjolle e Futbollit ka përfituar deri tani 9.25 milionë euro për pjesëmarrjen, plus një milionë e gjysmë të tjerë për kualifikimin në fazën e 16-shes në Euro 2024.

    E duke filluar nga ndeshjet e kësaj faze, futbollistët do të përfitojnë nga njëqind mijë euro secili. Ndërsa nga çerekfinalja e më tej, ata do të fillonin të grumbullonin shuma për çdo fitore deri në arritjen e maksimumit prej 435,000 për suksesin në finale.

    Ky shpërblim për futbollistët e kombëtares spanjolle është përcaktuar nga Federata Spanjolle e Futbollit, presidenti i së cilës, Pedro Rocha ka nënshkruar një marrëveshje me kapitenin Morata për këtë gjë.

    Logjikisht, ky shpërblim do të vijë sepse të ardhurat e Federatës do të rriteshin gjithnjë e më tepër nëse Spanja kalon raundet njëri pas tjetrit. 9.25 plus një milion e gjysmë euro për 16-shen, shtojmë 2.5 për çerekfinalet, katër për gjysmëfinalen, pesë për finalen dhe tre të tjera për titullin.

    Përveç kësaj, shtohen një milion euro për çdo fitore, duke përfshirë tre fitoret në fazën e grupeve dhe gjysmë milioni për çdo barazim.

    Në total, shuma maksimale që Federata spanjolle do të grumbullonte do të ishte gati 30 milionë euro. E nëse fiton titullin kampion Evrope, Luis de la Fuente dhe stafi i tij do të marrin të njëjtat shpërblime, si dhe t’i ofrohet një kontratë e re si trajner deri në Botërorin 2026 për një shumë prej dy milionë euro në vit, plus shpërblime të veçanta. /rtsh

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Sport24 Shtator 2024
    Kylian Mbappe ka shënuar golin e tij të gjashtë në pesë ndeshjet e tij të fundit për Real Madridin, duke treguar se...
    Sport24 Shtator 2024
    Stadiumi “San Siro”, i njohur edhe si “Giuseppe Meazza”, nuk do të presë më finalen e Ligës së Kampionëve 2027 pas një...
    Sport24 Shtator 2024
    Finalja e edicionit 2026-2027 në Ligën e Kampionëve nuk do të organizohet nga Milani. UEFA e ka zyrtarizuar sot pas mbledhjes së...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter është ndjerë sonte në Shkup dhe rrethinë. Sipas faqes së specializuar botërore për monitorimin...
    Lajme24 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë qëndrmit në New York, ka dekoruar ambasadorin e Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB),...
    Lajme24 Shtator 2024
    Një aksident i rëndë mes tri veturave raportohet se ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes në rrugën Drenas-Komoran. Deri më tani...
    Lajme24 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me djegien e vilës së deputetit Mefail Bajqinovci.  Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës,...
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Ahmed...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj polak, Radoslaw Sikorski. Bëhet e ditur se Gërvalla e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.