×
  • Sport
  • Sport

    Federata gjermane dhe “Adidas” ndalojnë shitjen e fanellës me numrin 44, shkaku i historisë së errët

    FrontOnline
    02 Prill 2024

    Federata Gjermane e Futbollit dhe kompania e tyre e bashkëpunimit për veshjet sportive, “Adidas”, kanë ndaluar shitjen e fanellave të ekipit kombëtar me numrin “44”, për shkak të ngjashmërisë së tyre me logon e njësive paraushtarake famëkeqe të Partisë Naziste.

    “Adidas” njoftoi zyrtarisht për ndalimin e opsioneve të personalizuara të fanellave me emra dhe numra, ndërsa Federata gjermane ndaloi shitjen e fanellave me numrin “44” nga dyqani zyrtsr dhe po kërkon në mënyrë aktive një dizajn alternativ për numrin “4”.

    Vendimi erdhi pasi përdoruesit e mediave sociale vunë në dukje ngjashmërinë me simbolin tashmë të ndaluar në Gjermani.

    Zëdhënësi i “Adidas”, Oliver Bruggen, mohoi se ngjashmëria e numrit me simbolet naziste ishte e qëllimshme.

    “Ne si kompani jemi të përkushtuar që të kundërshtojmë ksenofobinë, antisemitizmin, dhunën dhe urrejtjen në çdo formë”, tha ai.

    Nga “Adidas” për “BBC” thanë se Federata Gjermane e Futbollit (DFB) dhe partnerët e saj kishin projektuar numrat në fanella.

    Në një postim në “Twitter/X”, DFB shkroi se modelet e fanellave i ishin dorëzuar UEFA-s për shqyrtim gjatë procesit të projektimit dhe se “asnjë nga palët e përfshira nuk pa ndonjë afërsi me simbolizmin nazist”. /Express

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Sport26 Korrik 2024
    hudistët Akil dhe Nora Gjakova e kanë mbajtur flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të "Parisi 2024". Delegacioni kosovar përbëhet nga nëntë...
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.