Ndërsa SHBA-të po vazhdojnë luftën kundër COVID-19, CNN-i i kërkoi mjekut Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, të ndante dy lajmet më të mira që ka parë në javët e fundit, të cilat duhet t’i japin shpresë njerëzimit.
Fauci vuri në dukje se ka lajme të mira në dy fusha. “Kam lajme të mira në fushën e shëndetit publik,” tha Fauci, transmeton Telegrafi.
“Ne e shohim që kur kemi shtete, qytete, qarqe dhe zona që u përmbahen rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore për të cilat po flas me ju sot, ata i kthejnë mbingarkesat dhe në të vërtetë zbehin çdo rritje. Kjo më thotë mua se ne mund ta bëjmë atë. Ne kemi provuar që ju në të vërtetë mund të kontrolloni shpërthimin”, pohoi 79-vjeçari.
Fauci vazhdoi duke thënë se zhvillimi i vaksinave është një tjetër lajm i mirë.
“Tani kemi tre vaksina në provën e fazës së tretë, ne jemi në rrugën e duhur, gjërat duken sikur po shkojnë me të vërtetë në drejtimin e duhur”, thotë Fauci.
Ky i fundit tha se ekzistojnë pak gjasa që ndonjë vaksinë ta kemi deri në fund të muajit tetor.
Ndryshe, Fauci dhe presidenti amerikan, Donald Trump kanë pasur mos marrëveshje rreth një vaksine kundër COVID-19.