×
  • Lajme
  • Lajme

    Fatos Klosi: FARK-u nuk kishte ushtarë por vetëm oficerë, nuk ishin të gatshëm për sakrificë

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Fatos Klosi thotë se Shqipëria nuk ka ndonjë ligj që lejon zbulimin e disa sekreteve pasi kalon një kohë e caktuar ashtu si e kanë disa vende tjera.

    “Edhe nëse hapen ato dokumente, ato nuk duhet të influencojnë në situatat e tanishme”.

    Fatos Klosi thotë se ishte kyçur në politikë në vitin 1996 në kohën kur në Shqipëri kishte trazira të mëdha.

    “Një grup intelektualësh u kyçem në Partinë Socialiste (PS) për të treguar se kjo parti nuk është ajo siç perceptohej si trashëguese e komunistëve”.

    Klosi tregon se në vitin 1997 ai ishte emëruar kryetar i Shërbimit Informativ Shtetërorë në Shqipëri.

    Pak kohë pasi ishte emëruar në këtë detyrë në Shqipëri ishte vrarë një prej eksponentëve më të rëndësishëm të PD-së, Azem Hajdari.

    “Nuk kishim informacion për ditën kur do vritej, por se ishte i kërcënuar Azem Hajdari kemi pasur informacione dhe për këtë gjë edhe e patëm njoftuar”, tha ai në Rtv Dukagjini.

    Klosi thotë se personi i parë nga Kosova që ka takuar ka qenë Xhavit Haliti.

    “Unë isha i ri ato vite në shërbim dhe në disa raste kosovarët kishin më shumë informacione se unë, pasi ishin përballur me shërbimet jugosllave”.

    Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror thotë se me ish-pjesëtarët e UÇK-së arritën të merrenin vesh shumë shpejt, percjell Telegrafi.

    Fatos Klosi ka dhënë edhe këndvështrimin e tij për dallimin mes UÇK-së dhe krahut të FARKU-t.

    “FARK-u kishte ardhur para UÇK-së në Shqipëri. Ajo ishte një ushtri e formuar nga qeveria e Bukoshit dhe kishte qëllim që të jepte një mesazh se jemi gati për luftë. Por ajo ushtri nuk kishte ushtarë. Kishte vetëm oficerë. Oficerët ishin të shkolluar në ish-Jugosllavi. Ata ndoshta ishin të gatshëm por lufta nuk bëhet vetëm me dëshira. Lufta bëhet me sakrifica. Ata nuk ishin të gatshëm për sakrificë. Sakrificë që ishin të gatshëm të bënin ushtarët e UÇK-së. Ushtarët e UÇK-së ishin të rinj, ata të FARKU-t ishin në moshë. FARK-u kishte armatim të sofistikuar, ndërsa UÇK-ja kishte kryesisht armatim të lehtë. Ata blenë edhe raketa që ishin vjedhur nga kazermat shqiptare”.

    Klosi thotë se oficerët e FARKU-t shëtisnin me uniforma në Tiranë dhe kishin dëshirë të mburreshin.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Nga të gjitha qytetet e Kosovës janë nisur autobusë me përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të marr pjesë në hapjen...
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për...
    Lajme11 Janar 2025
    Ish-konkurrenti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Gjesti në BBVA ka thënë se banorët e BBVK janë shumë të...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Artan Nimani ka nisur zyrtarisht fushatën për Kuvendin e Kosovës nga Prekazi, një vend me rëndësi historike për vendin. Me krenari dhe...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për pjesëmarrjen e qytetarëve në hapjen zyrtare të fushatës...
    Lajme11 Janar 2025
    Ferat Shala ka njoftuar se është përsëri kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ai tha se Kosova nuk është...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Shtëpia e aktorit fitues të çmimit Oscar, Sir Anthony Hopkins, është në mesin e mijëra të tjerave të shkatërruara nga zjarri në...
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me zjarret vdekjeprurëse e shkatërruese në Los Anxhelos. Në një postim në X, ajo tha...
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nis fushatën zgjedhore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Sipas njoftimit, tubimi nis nga ora 17:00 Njoftimi:...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.