×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjari i të pagjeturve e porosit Kurtin: Pyeti Vuçiçin e Daqiqin për bacën Ukë, ta dim ku e qoi

    FrontOnline
    26 Mars 2021

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur para mediave sot në vizitën që ka pasur në Krushë të Madhe në përkujtim të masakrës së forcave serbe të ndodhur aty.

    Një familjar i të pagjeturve e  pyeti Kurtin se a do të jetë prioritet në Qeverinë “Kurti II” çështja e të pagjeturve në dialog me Serbinë.

    “Vuçiçit e Daqiqit t’thoni me qetë datë është marrë Ukshin Hoti, kur nuk është kanë masakëra e Krushës, duhet të japësh përgjegjësi para botës ku e ke qu, çka bane me ta. Nëse merrni në dialog kërkojani emrin e bacit Ukë , ta dim se ku e qoj serbi”, tha familjari.

    Kurti aty është pyetur edhe për çështjen e presidentit, teksa ka thënë se zgjedhja e tij do të përfundojë së shpejti.

    “Do ta kryejmë edhe hapin e tretë shumë të rëndësishëm të konstituimit të institucioneve në legjislaturën e tetë, por sot jemi duke bërë homazhe në Krushë të Madhe për dëshmorët dhe martirët e luftës”, ka thënë Kurti.

    Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë, teksa ka thënë se prioritare në këtë proces është çështja e të pagjeturve dhe krimeve që janë kryer ndaj popullit shqiptar.

    “Në raportin tonë me Serbinë e kemi prioritet çështjen e të pagjeturve, sepse s’mund të kemi progres nëse nuk i trajtojmë këto krime makabre që janë kryer mbi popullin tonë. Nuk duhet as ta lexojmë historinë, sepse këto krime kanë ndodhur në jetën tonë. Nuk do të jetë dialog ku dëgjojmë kërkesa të vjetra të Serbisë, por dialog ku ne kërkojmë drejtësi”, ka thënë ai.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Demokratike Serbe, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër nga ora 10:00 do të organizohet një protestë, përmes së...
    Lajme09 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua me përfaqësues nga Oda Tregtare...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në RTK ka folur edhe për çështjen e komentuar viteve të fundit, për çështjen e...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Lajmin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar për pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA. Ajo tha se më në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet...
    Lajme09 Tetor 2024
    Përfaqësuesja e Posaçme e Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë, Caroline Ziadeh, ka deklaruar se e mbështet marrëveshjen e arritur mëngjesin e sotëm...
    Lajme09 Tetor 2024
    Në vazhdën e takimeve dhe agjendës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti edhe aktivistë e qytetarë nga Sanxhaku....
    Lajme09 Tetor 2024
    Për herë të parë në 35 vite të ekzistencës së LDK-së si parti, kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku, ka mbledhur të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.