×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Familjarët thonë se polici vrau aksidentalisht vajzën e tij duke e pastruar armën

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2020

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Prizren.

    Policia ka gjetur dy trupa të pajetë dhe një armë zjarri në një shtëpi në lagjen “Edit Durham”.

    Babë e bijë u gjetën të vdekur, derisa Prokuroria Themelore ka deklaruar se arma e gjetur në vendin e ngjarjes, dyshohet se është arma zyrtare e policisë dhe se rasti ka ndodhur në prezencë të familjarëve

    Sipas familjarëve, krejt ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

    Siç pretendojnë familjarët, zyrtari policor, S.M. në momentin tragjik ishte duke e pastruar armën e tij, dhe një plumb i shkrepur nga arma ka goditur vajzën e tij të madhe, e cila mbeti e vdekur.

    Pas kësaj, familjarët thonë se zyrtari policor vrau vetën, raporton Express.

    Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë versionin zyrtar rreth rastit që ndodhi mbrëmë në Prizren.

    “Viktimat janë familjarë në mes vete, janë babë e bijë, të moshës 52 vjeçare, përkatësisht 21 vjeçare, ku njëri nga viktimat është zyrtar policor, i policisë kufitare. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit  e cila dyshohet se është arma zyrtare e policisë. Ngjarja ka ndodhur në ambient familjar në prezencën e anëtarëve të familjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar së bashku me njësitë relevante policore dhe zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

    Deri tash, nuk dihen rrethanat e rastit, por nga Prokuroria thonë se janë duke mbledhur informatat e nevojshme me qëllim zbardhjen e rastit.

    “Pas shikimit të vendit të ngjarjes, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Deri më tani nuk dihen rrethanat e rastit, mirëpo Prokuroria dhe Policia janë duke mbledhur informacionin  e nevojshëm me qëllim të zbardhjes së rastit dhe rrethanave që kanë çuar deri në ngjarjen tragjike”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar Vetëvendosjen dhe deputetin e saj, Mefail Bajqinovcin, përmes një shkrimi...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ndaj 45 personave të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit është ngritur sot aktakuzë nga Prokuroria Speciale. Lidhur me këtë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër do të organizojë një ceremoni e cila i dedikohet shkatërrimit të armëve të konfiskuara. Në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, ka thënë se ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, nuk po...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se problemi i qenve endacakë në kryeqytet po zgjidhet, teksa ka njoftuar për...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ashtu siç ka ndodhur prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë,  do të vijojë të qëndrojë në...
    Sport11 Shtator 2024
    Kosova U21 nën udhëheqjen e strategut Afrim Tovërlani janë duke kaluar në formë të shkëlqeyer. “Dardanët e rinj” mbrëmë arritën të triumfojnë...
    Vip11 Shtator 2024
    Në një intervistë të fundit për Time Out London, Rita Ora, ylli i pop-it shqiptar që ka pushtuar skenën ndërkombëtare, ndau mendimet...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit anëtar në Komisionin Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, Hisen Berisha, e ka mirëpritur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.