Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Ai është gjetur nga familjarët e tij.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Venet Bajrami, Prishtinë 23.08.2022 – 01:10. Raportohet se nga familjarët e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shqiptar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë./Front Online