×
  • Kronika
  • Kronika

    Falsifikuan para, Prokuroria Themelore në Prizren merr vendim për dy të dyshuarit

    FrontOnline
    08 Prill 2021

    Prokuoria Themelore në Prizren ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj dy të pandehurve për veprën penale, falsifikim të parasë.

    Këtë e ka bërë të ditur departamenti për komunikim me publikun brenda Prokurorisë, në një komunikatë dërguar mediave.

    Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

    Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj dy (2) të pandehurve, për veprën penale: falsifikimi i parasëPrizren, 08 prill 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda gjyqtarja e procedurës – Teuta Krusha, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 06.04.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 06.05.2021, ndaj të pandehurve, A.M., dhe E.M., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: falsifikimi i parasë nga neni 296 par.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.Gjykata me rastin e caktimit të arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve A.M., dhe E.M., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e arrestit shtëpiak, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
    – Të pandehurit A.M., dhe E.M., duke e ditur se paraja është e falsifikuar i vënë në qarkullim të njëjtat, në atë mënyrë që i pandehuri A.M., duke e ditur se kartëmonedhat në vlerë prej dyqind (200.oo) Euro – (10×20), janë të falsifikuara, i bën me dije se kartëmonedhat në fjalë janë të falsifikuara dhe ato i dorëzon të pandehurit E.M., i cili të njëjtat kartëmonedha, me datë 29 mars, në orët e pasdites kishte shkuar në bankomatin e një banke në Suharekë dhe i deponon, me ç ’rast nga aparati i bankës kartëmonedhat e deponuara janë ndarë si të falsifikuara
    Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
    Gjyqtarja e procedurës ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, dhe ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, pasi që gjyqtarja ka vlerësuar se masa e paraburgimit është e ashpër kurse edhe me masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve do të sigurohet prezenca e tyre në procedurën hetimore në mënyrë të papenguar.Të pandehurit A.M., dhe E.M., nuk guxojnë që të largohen nga shtëpia ku të njëjtit e kanë vendbanimin, si dhe të njëjtit nuk duhet të kontaktojnë me personat me të cilët ata nuk jetojnë apo të cilët nuk janë të varur nga të pandehurit.
    Nëse të pandehurit e shkelin masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtëve do të caktohet masa e paraburgimit.
    Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Kronika17 Tetor 2024
    Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet...
    Kronika17 Tetor 2024
    Një mosmarrëveshje është bërë shkak i një përleshjeje mes një burri dhe gruaje në Rahovec. Policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar...
    Kronika17 Tetor 2024
    Një grua në Prishtinë ka lajmëruar burrin e saj në polici pasi i njëjti kishte shkuar te vendi i punës së saj...
    Të tjera
    Sport17 Tetor 2024
    Pas ndeshjeve me kombëtaret, lojtarët kthehen në klubet e tyre dhe sot ishin kryesisht të gjithë bashkë.   Kështu ishte edhe në...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Presidenti Joe Biden thotë se vdekja e Sinwar është një "ditë e mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën",...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka dhënë një deklaratë pas vrasjes së liderit të Hamasit. “Çdo terrorist që vret amerikanët, kërcënon popullin...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, Neil Holland, përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit të importit të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, thotë se ka përgjime edhe më të rënda se këto të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Vransirat mbeten edhe ditën e premte mbi vend, më të përqendruara nga pjesë perëndimore të vendit, ku pasdite nuk duhet përjashtuar mundësi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.