Të mërkurën në Prishtinë u shënuan katër raste të falsikimit të monedhës.
Dy gra, punonjëse në banka, pranuan secila nga pesë monedha falco në vlerë prej 100 euro që në total kapin shifrën e 1 mijë eurove.
Pre e parave falco ranë edhe dy punëtore të marketeve në kryeqytet.
Ato u mashtruan me nga 100 euro.
Të gjitha monedhat, Policia e ka konfiskuar. Nuk dihet akoma nëse mashtrimin me to e kreu një apo edhe më shumë persona.
Krejt çka thanë nga Policia në raportin 24 orësh është se po zhvillohen hetime.
Njoftimi i Policisë:
1. Rr. Migjeni, Prishtinë 09.03.2022 – 09:40 Ankuesja femër kosovar e zyrtare e bankës private, gjatë numërimit ka hasur në pesë monedhë prej 100€, që dyshohen të jenë të falsifikuara. Monedha është konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë hetimore.
2. Rr. C, Prishtinë 08.03.2022 – 17:35. Ankuesja femër kosovar e menaxhere e një marketi, ka raportuar se nga një klient ka pranuar një monedhë prej 100 €, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë hetimore.
3. Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 09.03.2022 – 15:05. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës private, gjatë numërimit ka hasur në pesë monedha prej 100€, që dyshohen të jenë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë hetimore.
4. Rr. Ilaz Kodra, Prishtinë 09.03.2022 – 07:00. Ankuesja femër kosovar e menaxhere e një marketi, ka raportuar se nga një klient ka pranuar një monedhë prej 100 €, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë hetimore.