×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Falja e 100 eurove të tatimit në pronë/ Komunat kërkojnë që Hekuran Murati t’ua rimbursoj parat që do u falen qytetarëve

    Aulona Konjuhi
    25 Nëntor 2023

    Më 31 mars Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme.

    Qëllimi i këtij Ligji është të sigurojë progresivitet të shkallës tatimore, lirim tatimor për vendbanimin parësor dhe tokat bujqësore, faljet tatimore për vitin tatimor 2023 dhe rregullat kufizuese për aplikimin e detyrimit tatimor, dhe interesit.

    Komuna e Prizrenit në muajin gusht dorëzoi kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të kontestuar nenin 5 të ligjit të ndryshuar, që parasheh faljen në vlerë prej 100 eurosh të tatimit në pronë.

    Kushtetuesja me 4 shtator kishte pranuar kërkesën e Prizrenit dhe kishte vendosur masë të përkohshme për ligjin.

    Më 22 nëntor Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur se ka marrë vendim të ri sa i përket çështjes së faljes së tatimit në pronë.

    Sipas këtij vendimi, komunat duhet të vendosin vetë për faljen e tatimit në pronë dhe se Ligji i kontestuar nga komunat nuk është në kundërshtim me ligjin e pushtetit lokal.

     

    Zenun Elezaj: Falja e 100 eurove duhet të rimbursohet, buxheti mbet me pasoja nga kjo shumë

    Lidhur me këtë vendim, kanë reaguar disa nga kryetarët e komunave të Kosovës.

    Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj thotë se nëse ndodh falja e 100 eurove duhet të rimbursohët ajo shumë.

    Pasi sipas tij, në buxhet kjo shumë lenë pasoja.

    “Viti buxhetor është në përfundim e sipër jemi me një situatë të palakmueshme për me marr ndonjë qëndrim se implikimet buxhetore janë evidente dhe të lajnë pasojat. Vendimi i Qeverisë është i ngutshëm, vendimin e Kushtetueses nuk mundëm ta komentoj por nëse falen është dashur të rimbursohën. Do ta analizojmë dhe bisedojmë me drejtoritë përkatëse”, thotë Elezaj për Front Online.

     

    Latifi: Të na garantojë Hekuran Murati që i rimburson 100 eurot e fala për tatimin në pronë, ai s’po tregohet korrekt me ne

    Se vendimi i faljes së 100 eurove për tatimin në pronë do ndikojë për keq në buxhetin e komunave, e thotë edhe kreu i Rahovecit, Smajl Latifi.

    Latifi ka kërkuar nga Qeveria e MF që t’i rimbursojë komunat, e mos t’i rrezikojë në buxhet.

    Ai tha se kjo shumë e falur do i kushtojë komunës 650 mijë euro.

    I pari i Rahovecit thotë se ministri Hekuran Murati nuk po tregohet korrekt me komunat.

    “Aktgjykimin e Kushtetueses nuk e kam lexuar, mirëpo e kam përcjell një deklaratë të Hekuran Muratit i cili më shumë bënë fushatë se sa të tregohet realist e korrekt me komunat, por nëse ndodh ajo i kërkojë Qeverisë dhe Muratit që me respekt t’i trajtojë komunat dhe t’i rimbursoj dhe mos t’i rrezikojë komunat me humbje të cilat janë të pakompenzueshme. Nëse falën deri 100 euro komunës i kushton 650 mijë euro”, tha Latifi.

    Për faljen e 100 eurove, Smajli ka kërkuar garanci nga ministri Murati.

    “Askush nuk mund ta obligojë asnjë komunë sipas ligjit se është në diskrepcionin e komunave se si e vlerëson situatën, ne jemi për t’i ndihmuar qytetarit të cilit i është rënduar jeta mirëpo duhet të na jap garanci me shkrim ministri Murati që i rimburson mjetet e palëve se komuna rrezikon në projekte kapitale shumë”, Smajl Latifi.

     

    Kryetari i Kaçanikut: Komuna do të humb nëse falet tatimi në pronë, të hyrat i kemi nga tatimi

    Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi ka folur për Front Online lidhur me vendimin e Kushtetutës për tatimin në pronë.

    Ilazi tha se komuna e cila e udhëheq ende nuk ka vendosur asgjë lidhur me këtë çështje.

    Ai thotë se komunat e vogla i kanë të hyrat nga tatimi në pronë, do të humbin.

    Kreu i Kaçanikut tha se vendimin e Kushtetutës do ta respektojnë.

    “Shumë shpejt edhe komuna jonë do të dal me qëndrim që brenda afatit ligjor që e parasheh. Vendimin nuk e kemi marr por përmes drejtorit të Asociacionin të komunave na ka përcjell do ta analizojmë e të vendosim. Komuna do të humb nëse falët se komunat më të vogla i kanë të hyrat prej tatimit në pronë por vendimin e Kushtetutës do ta respektojmë çfarëdo që është”, theksoi Besim Ilazi.

     

    Kaçaniku: Komunat nuk do të humbin asgjë për faljen e tatimit në pronë, politikanët e paaftë varën nga taksapaguesit

    Me kryetarët e komunave për çështjen e tatimi në pronë nuk është pajtuar, Selatin Kaçaniku nga ‘Konsumatori’.

    Ai ka kritikuar kryetarët që varën nga taksapaguesit.

    “Nuk është humbje për komunën por për politikan të paaftë që nuk din që të gjenerojnë burime nga ekonomia për buxhet por varën nga qytetari taksapagues”, u shpreh Kaçaniku.

    Kaçaniku ka dhënë një shembull se si përfitojnë komunat nga qytetarët taksapagues.

    Ai për Front Online e ka cilësuar si të tepërt pagimin e tatimit mbi pronën.

    Sipas tij, pa qytetarin konsumator nuk ka ekonomi në vend.

    “Në momentin kur dikush vendos me ndërtuar shtëpi në të gjitha fitimet e veta ka pagu tatime e taksa dhe po blenë truallin e materialin gjatë përkthimit të tyre ka pagu tatime e taksa, akciza, vazhdimisht ka paguar. Tash edhe me pagu mbi pronën  është diçka e tepërt se qytetari konsumator ka qenë së tepërmi i ngarkuar me kontribute fiskale. Pa qytetarin konsumator nuk ka as treg ekonomi e biznes”, ka thënë Kaçaniku.

    Rritja e tatimit në pronë/ Komunat dyfishojnë të hyrat në kurriz të qytetarëve

     

     

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda - DHKOKR Prishtinë ka njoftuar se më 7 janar 2025 ka iniciuar një rast për...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lansuar spotin e nisjes së fushatës, ku ka folur për zgjedhjet e...
    Lajme10 Janar 2025
    Bashkimi Evropian ka deklaruar se është duke ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, që lidhen me veprimet e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik Evropian Mesdhetar (EMSC), tërmetet ishin të magnitudave...
    Sport10 Janar 2025
    Armando Broja pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën e FA Cup kundër Peterborough, me sulmuesin e Everton që u fut në...
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti është përplasur me Sarën sërish për finalen dhe çmimin e madh të Big Brother VIP Kosova 3. Ai u shpreh se...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Edmont Çeka, një 58-vjeçar nga Rrësheni është gjetur pa shenja jete në rrugën e Kapshticës, në Korçë. Policia në vendngjarje ka bërë...
    Lajme10 Janar 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin Kurti, duke e demantuar për një deklaratë që ky i fundit...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e ka futur nën sanksione ndërmarrjen NIS të Serbisë....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.