×
  • Lajme
  • Lajme

    Fajon e pret Gjuriqin në Slloveni, merren vesh për mbledhje të përbashkët të qeverive, përmendet rinovimi i dialogut Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    15 Tetor 2024

    Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon e ka pritur sot në Lubjanë ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq.

    Fajon e konsideroi “dinamik dhe të gjithanshëm” bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërsa shkroi për takimin në një postim në Facebook.

    Ajo tha se u dakorduan me Gjuriqin për një takim të përbashkët të dy qeverive, ndërsa tha se në bisedë u përmend edhe rinovimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Ne ramë dakord që t’i forcojmë konsultimet politike midis Sllovenisë dhe Serbisë dhe ta mbajmë një takim të përbashkët të dy qeverive. Unë trajtova gjithashtu domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes së trashëgimisë pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, rinovimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe vazhdimit të përpjekjeve të Serbisë për ta forcuar sundimin e ligjit, shoqërinë demokratike dhe median e lirë”, shkroi Fajon.

    Fajon e quajti Serbinë “partner të rëndësishëm ekonomik”.

    “Tregtia mes vendeve i kalon 2 miliardë euro, rreth 1500 kompani sllovene operojnë në Serbi. Ne duam të tërheqim më shumë investime serbe këtu. Biseduam edhe për organizimin e forumit të investimeve”, shkroi Fajon.

    Ajo tha se “Sllovenia është mbështetëse e madhe e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe në Lindje”.

    “Tani është një moment i favorshëm gjeostrategjik për zgjerim. Ne mbështesim përpjekjet e Serbisë për ta vazhduar procesin e negociatave”, tha Fajon.

    Fajon po ashtu tha se ,e Gjuriqin, ajo u pajtua edhe për “rëndësinë dhe peshën e departamentit të zgjerimit të BE-së.

    “Dialogu dhe vullneti politik janë çelësi për zgjidhjen e sfidave edhe aty ku mund të kemi këndvështrime të ndryshme”,  ka shkruar Fajon.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi i ka konfirmuar bisedat e koordinatores së komiteteve në LVV, Dejona Mihalit me ish-kryeshefin...
    Lajme15 Tetor 2024
    Publikimi i mesazheve në mes të ish kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës Nagip Krasniqit si dhe koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje,...
    Lajme15 Tetor 2024
    Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me 10 vjet burgim për të miturin e parë dhe dënimin me 9 vjet burgim për...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Vetëm 4.97 për qind e qytetarëve në rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, janë deklaruar shqiptarë. Si...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për provokimet e ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe në...
    Sport15 Tetor 2024
    Kampionia e Shqipërisë në futboll, Egnatia, ka firmosur kontratë me qendërmbrojtësin e Shqipërisë, Frederic Veseli. Për Veselin, klubi tha se është vlerë...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja Hykmete Bajrami ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Kurti dhe atë që e ka quajtur “nëntoka”...
    Lajme15 Tetor 2024
    Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, ka publikuar një fotografi me Presidenten Vjosa Osmani, që thotë ta kenë bërë kohë më parë, në...
    Sport15 Tetor 2024
    Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Agron Shabani, ka shpallur të martën listën e lojtareve në të cilat llogarit për ndeshjet me Belgjikën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.