×
  • Lajme
  • Lajme

    Fadil Geci dëshmon sot në Speciale për Komunikatën 59

    FrontOnline
    21 Tetor 2024

    Halil Geci, ka njoftuar se vëllai i tij, ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Geci, ka udhëtuar për në Hagë, ku do të dëshmojë në Gjykatën Speciale.

    Këtë, Halili e ka bërë të ditur përmes një postimi në platformën sociale, Facebook.

    Halil Geci tha se dëshmia e vëllait të tij Fadilit do të jetë e hapur ku sipas tij, kjo dëshmi do ta vërtetojë edhe çështjen e Komunikatës 59.

    “Miq të mi. Ju informojmë të gjithë juve që jeni të interesuar për ta përcjellë dëshminë e hapur të vëllait tonë Fadilit për publik të cilën e kemi kërkua neve vetë nga gjykata që seanca të jetë e hapur, por gjykata e ka ndërruar orarin nga ora 9:00 e paradites që ishte ditën e hënë, e kanë shtyrë në ora 13:00 pasdite. Ju kërkojmë falje ngase asgjë nuk është në dorën tone. Ngjan që prapë e ndryshojnë por dijeni ju miqtë tanë se dëshira e jonë është të përballemi sy më sy me shkruaresin e Komunikatës 59”, shkroi Halil Geci.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar të hënën ka dhënë deklaratën hyrëse në Dhomat e Specializuara të Hagës.

    Prokuroria paraqiti disa komunikata, në mesin e tyre edhe komunikata e 59-të.

    Sipas Prokurorisë këto vërtetojnë se Shtabi i Përgjithshëm ndoqi një politikë të shënjestrimit të kundërshtarëve.

    Për komunikatën numër 59 kishte folur në muajin prill, 2023 edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Marigona Geci, e cila është vajza e Gani Gecit.

    Deputetja Geci duke u bazuar në një deklaratë të Rexhep Selimit kishte thënë se ish-presidenti Thaçi përmes telefonit ia kishte lexuar tekstin e komunikatës numër 56 Selimit dhe kur ai e kishte pyetur ish-presidentin Thaçi se pse kishte thënë në këtë komunikatë një të pavërtetë për Gani Gecin, Thaçi kishte thënë “që ta shkatërrojmë plotësisht”.

    “Në vitin 1998, pas shkrimit të kësaj komunikate famëkeqe dhe ogurzezë, vëllai ynë Fadil Geci kishte shkuar në Brojë në shtëpinë e Hashim Thaçit për të kërkuar sqarime rreth kësaj komunikate të pabazë e të paskrupullt. Aty ishte takuar me babanë e Hashim Thaçit dhe vëllanë e madh të Hashim Thaçit, Gani Thaçin” – ka thënë Geci.

    Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020 dhe po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) më 27.02.2023 e kishte dorëzuar një version publik më pak të redaktuar të aktakuzës së ndryshuar në çështjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

    Në aktakuzën e publikuar janë bërë të ditur edhe emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë në vitin 1998 dhe 1999.

    Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme21 Tetor 2024
    Ngjarjet për sot: 09:30- Akademia Diplomatike (MPJD), në bashkëpunim me Fondacionin “Friedrich Ebert”, organizon ceremoninë e hapjes së edicionit të 10-të të...
    Lajme21 Tetor 2024
    Të hënën mbi vendin tonë, parashihet të mbizotërojë mot me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat priten të arrijnë deri ne...
    Lajme20 Tetor 2024
    Dy zyrtarët amerikanë, Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian...
    Të tjera
    Vip20 Tetor 2024
    Derisa banorë të tjerë po bënin betejën për Kapitenin e Javës, një grup prej tyre ndau kohë për diçka tjetër. Ishin Vullneti...
    Lajme20 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përkatësisht Akademia Diplomatike, në bashkëpunim me Fondacionin “Friedrich Ebert”, organizon nesër ceremoninë e hapjes së...
    Lajme20 Tetor 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull apo vranësira...
    Kronika20 Tetor 2024
    Një motoçiklist ka pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 19:20, në rrugën “Ahmet Haxhiu”, në Prishtinë. Kjo...
    Lajme20 Tetor 2024
    Politologu gjerman Alexander Rhotert, i ka kushtuar një shkrim tensioneve në Ballkanin Perëndimor. Ai thekson se “BE-ja është duke e injoruar agresivitetin...
    Kronika20 Tetor 2024
    Një veturë ka marrë flakë në fshatin Lluzhan të Podujevës. Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar në djegien e saj, por...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.