×
  • Opinione
  • Opinione

    Evropa antievropiane apo a kanë diçka të përbashkët Dick Marty, Martin Berishaj dhe Kancelari Schroder

    FrontOnline
    11 Maj 2022

    Me të përfunduar detyrën më 2005, kancelari Schroder merr një telefonatë nga Vladimir Putin, kjo do të jetë ofertë për një punë. Pagën do ta ketë një milion euro dhe detyra e tij do të jetë që Gazpromi rus të jetë i pranishëm gjithandej në Evropë e sidomos në Gjermani.

    Për një kohë të gjatë, këtë punë, Kancelari gjerman si njeri i Putinit do ta kryej për mrekulli në favor të Rusisë. Që nga ajo kohë, Gjermanisë dhe jo vetëm, pandalshëm iu është rritur varshmëria nga gazi rus. Është dashur të kalojë shumë kohë, brenda të cilës periudhë ka punuar shumë Schroder, deri ditë më parë, kur bashkëpartiaku i tij aktualisht lider i PSD-së, Lars Klingbeil, ta thotë pa ekuivoke “pozita e Schroderit në raport me konfliktin në Ukrainë është po aq e gabueshme sa involvimi i tij në Gazprom”.

    A ishte kjo thirrje telefonike e Putinit filli i një Evrope të re regresive të cilën e kishte dizajnuar ai vetë dhe të cilin projekt po e jetësonte me një infrastrukturë të re, me varshmëri energjetike? Duket se po. Por ky ishte vetëm fillimi.

    Evropa konkretisht BE-ja, për vite të tëra do të vazhdoj thua se nuk po ndodhë asgjë e pa zakonshme në këtë drejtim. Për më shumë, një pjesë e kësaj varshmërinë energjetike nga Rusia do ta shoh si punë normale biznesore. Duket se një gjë të tillë të parët që do ta hetojnë dhe vlerësojnë ndryshe do të jenë anglezët. Mbase ky ka qenë një nga segmentet e pakënaqësisë që pos tjerash e ka shtyrë Mbretërinë e Bashkuar edhe të largohet nga BE-ja.

    Kjo Evropë antievropiane me energjinë ruse, krejt ndryshe nga ajo që na ka ndihmuar dhe ajo që ne e njohim, nuk do të ndalet me kaq. Projektuesi i saj do të vazhdoj edhe me më shumë djallëzi në një projekt tjetër, të një natyre tjetër, por me qëllime dhe qendër të njëjtë, atë në Moskë. Dick Marty do të jetë njeriu i ri i Rusisë për ta jetësuar një projekt tjetër që do të jetë ngritja e një akuze banale por të frikshme, pa fakte por me mbështjetje të fortë. Kjo do të bëhet kundër krerëve të UÇK-së.

    A do t’i telefonojë Putini edhe Dick Marty, siç i kishte telefonuar para disa vitesh kancelarit Schroder, për t’i ofruar edhe atij miliona euro. Nuk dihet me saktësi, por ajo që dihet është se akuzat ndaj krerëve të UÇK-së për Dick Martyn janë servuar nga Beogradi dhe janë mbështetur nga krejt mekanizmat shtetëror të Serbisë.

    Kjo ishte fitore e madhe e Evropës antievropiane.

    Një shtet si Kosova që kishte lindur si rezultat i liberal demokracisë evropiane dhe traditës perëndimore për liri dhe pavarësi, po i kontestoheshin themelet, po i kontestohej lufta për liri e për rrjedhojë edhe pavarësia. Këtë po e bënte Dick Marty në këtë rast jo me varshmëri tinzare energjetike, por me trillime të menduara e të financuara mirë dhe gjatë. Kjo ishte goditje e madhe e Putinit ndaj Ballkanit euro-atlantik, të kaluarës evropiane, sidomos krenarisë së saj se ajo e ka ndal genocidin në Kosovë.

    Së fundmi, do të kuptohet se Serbia do të shkoj edhe një hap tutje në projektin e Putinit dhe Dick Martyt. Këtë do ta bëjë të njohur vetë Marty, duke treguar se “ka plan që ai të vritet nga sigurimi serb e për këtë të fajësohen shqiptarët”. Krejt këtë, për ta bërë më bindëse akuzën e Dick Martyt i cili me urdhër të Putinit duket se ishte i përzgjedhur ta godas Evropën atlantike aty ku ajo ishte rikthyer fuqishëm pas shumë dekadave të sundimit komunist.

    A përfundon me kaq ajo që unë këtu po e quaj Evropa-antievropiane, apo ajo vazhdon tutje edhe me projekte tjera? A u bind Putini se i ka shkuar për dore ta përçajë mjaftueshëm Evropën, ta bëj të varur atë me gaz, sidomos Gjermaninë, të krijojë të tilla rrethana që ta sjellë në atë pozitë Mbretëria e Bashkuar që ajo ta preferojë daljen nga BE-ja, të ndikojë në Ballkan më shumë se kurrë në tri deceniet e fundit, dhe më pas të jetë e sigurtë se edhe mund ta sulmojë Ukrainën e të mos ketë probleme me reagime të bashkërenduara nga evropianët? Si duket po.

    A ka vend për të dyshuar se edhe ‘afera e Martin Berishajt’ është copëz e një pazëlli të cilin e përshkrova më sipër. Sikur këtë aferë të mos e zbulonin mediat e një shteti demokratik dhe shumë proamerikan siç është Sllovenia, ne ende do të mendonim se gjërat sa i përket energjisë janë jo mirë vetëm për shkak të një krize ndërkombëtare në këtë segment.

    Ka indicie për të dyshuar se krejt kjo është ujdurmë e një Evrope antievropiane. Veni re, kjo aferë ka të bëjë gjithashtu me furnizim të energjisë dhe me keqpërdorime të mëdha parash, pa transparencë, me shumë të panjohura, me shumë trillime, me përkrahje të çuditshme për Ambasadorin dhe krejt këto nuk janë të gjitha.

    A ka të bëjë diçka refuzimi i gypave të gazit amerikan kohë më parë me furnizim të energjisë nga Serbia që e involvon ambasadorin Berishaj. Këto dhe shumë pyetje të tjera duan përgjigje të plota dhe pa vonesa. Krijimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për këtë çështje është e arritura më e madhe e demokracisë në Kosovë në dy vitet e fundit. Që krejt kjo të mos kualifikohet si teori konspirative, apo e vërtetë e pazbuluar, hetimet në Kuvendin e Kosovës janë të domosdoshme.

    Hetimet duhet të bëhen pa ndikime politike, nga njerëz që do ta mbrojnë Evropën euro-atlantike në Kosovë dhe Ballkan.

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Opinione28 Nëntor 2024
    Burimi: The Daily Telegraph, Allister Heath. Donald Trump është larg së qeni i përkryer, por ai është shpresa jonë e vetme, shpëtimtari...
    Opinione26 Nëntor 2024
    Shkruan: Ismet Kryeziu E kuptoj që një kategori e shoqërisë, sidomos ata që kanë qenë pjesë e administratës dhe pushtetit gjatë sistemit...
    Opinione25 Nëntor 2024
    Shkruan: Ben Blushi 116 vjet më parë, në vitin 1908, aty nga ora 12 paradite, e datës 20 nëntor, që binte e...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministri Albin Kurti për Kosovën është me serb se Vuçiqi dhe Putini’. Haradinaj këtë deklaratë...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë, sonte është zhvilluar ceremonia shtetërore e organizuar në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Bajram Begaj....
    Sport28 Nëntor 2024
    FIFA ka konfirmuar përfaqësueset nëpër vazo për shortin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku Kosova gjendet në vazon e katërt....
    Lajme28 Nëntor 2024
    Derisa shkëmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë është i një niveli jo të kënaqur, qindra biznese nga Shqipëria janë pozicionuar mirë në...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me rastin e 28 Nëntorit është i shoqëruar nga djali i Hashim Thaçit, Endriti. shihet në një...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se nuk duhet te fyhet klubi në të cilin Kosova do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.