×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Europol shkatërron bandën shqiptare të kokainës

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    “Kompania Bello” të cilin Europol e përshkruan si një ndër rrjetet më aktive të trafikut të kokainës në Evropë. Një operacion policor ndërkombëtar çoi në arrestimin e grupit, shkruan Euronews.

    Operacioni i koduar “Los Blancos”, kryer më 15 shtator dhe njoftuar ditën e sotme, përfshiu bashkëpunimin e policisë së 10 shteteve dhe solli arrestimin e të paktën 20 personave, mes së cilëve pesë shqiptarë:

    Denis Matoshi, njohur ndryshe si Elti Dizdari, 30 vjeç, arrestuar në Dubai;

    Lek Çolaj, 40 vjeç, arrestuar në Rumani;

    Sokol Aliko, njohur ndryshe si Sokol Memetaj; 36 vjeç; arrestuar në Spanjë;

    Robert Varga, 44 vjeç, arrestuar në Hungari;

    Arrestimi i Matoshit I cili në atë kohë mendohej si person kyç për hetimin, është bërë për llogari të Interpol Tirana, pasi është një emër i njohur për policinë shqiptare. Ai është hetuar lidhur me ngjarjen e ndodhur më 4 tetor të vitit 2018 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

    Pesëmbëdhjetë personat e tjerë të operacionit “Los Blancos” u arrestuan në Itali, Holandë, Gjermani dhe Greqi.

    Policia shqiptare dha më shumë detaje në mesditë duke treguar se përveç 5 të arrestuarve, i qe komunikuar masa e sigurisë “arrest me burg” edhe Altin Velsulës, njohur ndryshe edhe si Altin Hoxha (36 vjeç) i cili aktualisht ndodhet në burg në Norvegji.

    Të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, përfshirje në grupe të strukturuara kriminale dhe dhunë.

    Operacioni i Europol lidhet me arrestimin e bërë kohë më parë të 84 anëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal në Itali, Ekuador, Holandë, Mbretëri e Bashkuar, Zvicër dhe Gjermani.

    Hetimet patën nisur që në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe janë mbi 5 milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që janë kapur dhe sekuestruar

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2025
    Dy helikopterë janë përplasur me njëri tjetrin në Finlandë, duke lënë pas pesë të vdekur. Sipas planeve të tyre përkatëse të fluturimit,...
    Bota/Rajoni18 Maj 2025
    Kryeministri Edi Rama priti plot 47 liderë evropianë në zemrën e Shqipërisë në kuadë të samitit të VI të Komunitetit Politik Evropian...
    Bota/Rajoni18 Maj 2025
    Donald Trump tha se do të flasë në telefon me presidentin rus, Vladimir Putin të hënën për t’i dhënë fund luftës në...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2025
    Tentativa e 17-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi sërish pa sukses. Edhe pse shpresa për një marrëveshje minimale nuk ishte...
    Vip18 Maj 2025
    Austria është shpallur fituese e edicionit të 69-të të Eurovision Song Contest, me një performancë mbresëlënëse që i siguroi fitoren e madhe...
    Lajme18 Maj 2025
    Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras në një intervistë për Info Magazine të Klan Kosovës tha se nuk mendon që...
    Lajme18 Maj 2025
    Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...
    Vip18 Maj 2025
    Austria është shpallur fituese e Eurovision 2025. Shqipëria këtë vit është renditur në vendin e tetë. Kujtojmë se nga votat e publikut...
    Vip18 Maj 2025
    Austria është shpallur fituese e Eurovision 2025.
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.