×
  • Lajme
  • Lajme

    Europa Nostra i kthen përgjigje Kurtit e Osmanit për Manastirin e Deçanit

    FrontOnline
    09 Prill 2021

    Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani i kanë dërguar një letër Organizatës Europa Nostra lidhur me nominimin e Manastirit të Deçanit për programin “Europe’s Seven Most Endangered Monuments (Shtatë monumentet më të rrezikuara në Evropë)”.

    Në këtë letër nga Osmani e Kurti kësaj organizate i kanë numërtuar pasaktësitë që kanë shfaqur ata lidhur me këtë manastir, e ku ndër të tjera theksohet se ky manastir nuk është monument i rrezikuar.

    E kësaj letre të Osmanit e Kurtit i është përgjigjur vet organizata. Nga kjo organizatë është thënë se lista për monumentet më të rrezikuara në Evropë është publikuar dje.

    Më tutje në përgjigjen e tyre për kryeministrin dhe presidentin është thënë se është shqyrtuar me kujdes pikëpamja sa i përket Manastirit të Deçanit i cili është pjesë e Listës së Monumenteve Botërore në Rrezik dhe i cili ka hyrë në listën  ngushtë të 7 Monumenteve më të Rrezikuara në Europë për vitin 2021.

    “Ju falënderojmë për letrën tuaj të datës 18 mars, të cilën ju ia keni drejtuar Bordit të Europa Nostra si dhe Panelit Këshillëdhënës të programit tonë 7 Më të Rrezikuarat. Dëshirojmë t’ju sigurojmë se i kemi shqyrtuar me kujdes pikëpamjet tuaja sa i përket Manastirit të Deçanit i cili është pjesë e Listës së Monumenteve Botërore në Rrezik dhe i cili ka hyrë në listën tonë të ngushtë të 7 Monumenteve më të Rrezikuara në Europë për vitin 2021”, thuhet në përgjigjen e Europa Nostra.

    Letra e plotë:

    E nderuara znj. Presidente,

    I nderuari z. Kryeministër,

    Së pari na lejoni t’ju urojmë për zgjedhjen tuaj si Presidente, respektivisht Kryeministër i Kosovës. Ju urojmë çdo sukses në ushtrimin e përgjegjësive tuaja të rëndësishme në dobi të ofrimit të një të ardhmeje europiane për vendin tuaj dhe qytetarët e tij.

    Ju falënderojmë për letrën tuaj të datës 18 mars, të cilën ju ia keni drejtuar Bordit të Europa Nostra si dhe Panelit Këshillëdhënës të programit tonë 7 Më të Rrezikuarat. Dëshirojmë t’ju sigurojmë se i kemi shqyrtuar me kujdes pikëpamjet tuaja sa i përket Manastirit të Deçanit i cili është pjesë e Listës së Monumenteve Botërore në Rrezik dhe i cili ka hyrë në listën tonë të ngushtë të 7 Monumenteve më të Rrezikuara në Europë për vitin 2021.

    Ju lutemi të keni parasysh se lista jonë e sivjetme e 7 Monumenteve më të Rrezikuara në Europë do të bëhet publike më 8 prill 2021. Dëshirojmë të kujtojmë se duke bërë publike një listë të tillë vit pas viti, Europa Nostra dhe partneri ynë, Instituti i Bankës së Investimeve Europiane, angazhohemi të veprojmë si katalizatorë për ndryshim pozitiv dhe dialog të kthyer nga e ardhmja i cili është i rëndësishëm për mbrojtjen e trashëgimisë së rrezikuar të Europës.

    Në lidhje me sa u tha më lart, e vlerësojmë angazhimin tuaj të fuqishëm për të mbrojtur përparimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në Kosovë, që është pjesë e trashëgimisë së përbashkët kulturore e Europës dhe Botës. Ju falënderojmë për ftesën tuaj për të organizuar një takim ku do të diskutonim mënyra për të zhvilluar bashkëpunim në të ardhmen. Shpresojmë fuqishëm që së shpejti do të bëhet e mundur të udhëtojmë sërish dhe të organizojmë një vizitë në Kosovë. Në ndërkohë, ju sugjerojmë të mbajmë një video konferencë virtuale në javët në vijim.

    Në kuadër të përkushtimit tonë të fuqishëm për mbrojtjen e duhur të trashëgimisë kulturore dhe natyrore në Ballkanin Perëndimor, si një komponent jetik i rrugëtimit dhe të ardhmes së tyre europiane, mirëpresim bashkëpunimin me organe publike dhe private që janë aktive në fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë si dhe në të gjitha vendet e tjera në rajon.

    Në emër të Bordit të Europa Nostra,

    Sinqerisht

    Hermann Parzinger,

    President Ekzekutiv

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Pas takimeve me diasporën tonë në Mynih dhe Shtutgart, tani Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua edhe me bashkatdhetarët tanë në...
    Lajme13 Tetor 2024
    Me pagë vetëm 732 euro në muaj vetëm në shkurt të këtij viti ka pasur qarkullim bankar prej 395 mijë eurove –...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës i ka reaguar Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, të cilët afrimin e trupave serbe 50...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se derisa kryeministri Albin Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria...
    Kronika13 Tetor 2024
    Nga janari e deri në muajin shtator të këtij viti, 70 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku. Kështu ka bërë të...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Një grua nga Gjirokastra dhe një burrë nga Memiliaj, po dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë peng dhe kanë kanosur...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, tha sot se “9,7 milionë vizitorë të huaj të pritur nga janari në...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës do ta mbajë një seancë të jashtëzakonshme nesër në drekë, për çështjen e furnizimit me ushqim të ushtarëve të...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Fushata e Donald Trump po bën një përpjekje për të mbrojtur votimin me postë, metodë që ish-presidenti e ka cilësuar për vite...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.