Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten, monedha e përbashkët europiane, euro ruajti të njëjtën vlerë sa një ditë më parë në raport me lekun.
Ndërsa dollari amerikan u forcua lehtë me 0.31 lekë, krahasuar me ditën e enjte.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari këmbehet me 104,72 lekë dhe euro këmbehet me 123,62 lekë.
Në tregun e brendshëm valutor, sot paundi britanik dhe franga zvicerane u zhvlerësuan përkatësisht me nga 0.47 lekë.
Monedha britanike këmbehet me 137.05 lekëve dhe franga zvicerane këmbehet me 114.60 lekë/ATSH.