EULEX sot do të prezantojë raportin e tij të parë publik të Monitorimit Sistematik dhe Tematik të Drejtësisë me gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e sundimit të ligjit.
Për përgatitjen e këtij raporti, i cili mbulon periudhën prej muajit shtator 2019 deri në mes të muajit mars 2020, personeli i EULEX-it ka monitoruar 107 raste dhe ka marrë pjesë në 312 seanca.
Në prezantimin e këtij raporti do të jetë shefi i Misionit EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj.
Po ashtu në këtë prezantim do të jetë edhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Bahri Hyseni, Riza Shillova, Drejtor i Drejtorisë së Hetimeve, Policia e Kosovës si dhe Hubert van Eck Koster, Shef i Njësisë së EULEX-it për Monitorimin e Rasteve.