Kreu i OVL-UCK’së, Hysni Gucati është arrestuar nga EULEX’i.
Kështu ka deklaruar për Front Online, nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj.
“Unë bisedova me Gucatin dhe me tha që EULEX-i po e arreston, më kërkoi që të jem edhe unë në zyrat e OVL-së së UÇK-së dhe po nisem për atje”, tha Haradinaj për Front Online.
I njejti ka bërë të ditur se Gucati do të dërgohet sot për në Hagë, derisa, momentalisht është ende në zyrat e veteranëve.
Kjo ishte edhe arsyeja e kryerjes së bastisjes së sotme të EULEX’it.