10 mësues të një shkolle fillore në Ersekë u vetizoluan pasi sanitarja e shkollës rezultoi pozitive për COVID-19.
Në 13 shtator, një ditë para hapjes së shkollës mësuesit njoftuan për disa nga klasat e ciklit fillor se nuk do të zhvillonin mësimin për shkak të situatës.
Top Channel disponon mesazhet e dërguara nga mësuesit për të njoftuar prindërit. Janë mbi 200 nxënës në këtë shkollë një pjesë e të cilëve nuk po munden te bëjnë mësim ndërsa më të rriturit nuk po zhvillojnë mësimin për disa lende. Përveç procesit mësimor shqetësim për ta dhe familjarët mbetet edhe frika e infektimit
Ndërkohë raste të mësuesve të dyshuar si të infektuar janë edhe në Korçë e Devoll ndërsa në Pogradec dy nxënës nuk kanë shkuar pasi janë kontakte të të infektuarve./tch