×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Erdogan: Nuk na del askush përpara, jemi fuqi ushtarake dhe politike

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se “Si Turqi dhe si popull turk ne jemi të përgatitur për çdo mundësi dhe çdo rezultat”.

    Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së spitalit Prof. Dr. Süleyman Yalçin në Stamboll ku duke përmendur pandeminë e koronavirusit ai theksoi se falë strukturës së fuqishme shëndetësore të ngritur u parandaluan pengesa që ishin të zakonshme në shumë vende, përfshirë edhe vendet e zhvilluara.

    “Sistemi ynë shëndetësor qëndron i fortë në këmbë pavarësisht rasteve në rritje kohët e fundit dhe numrit në kujdesin intensiv”, tha Erdogan i cili me këtë rast ftoi qytetarët që të zbatojnë me përpikmëri rregullat e “pastërtisë”, “maskës” dhe distancës”.

    Erdogan potencoi se çdo sulm dhe çdo krizë me të cilën përballen e shpjegon më mirë kuptimin e vendit se ku ka arritur Turqia në prodhim, tregti, tenknologji, eksport, industrinë e mbrojtjes dhe në fushën e shërbimeve themelore, transmeton AA.

    Duke vënë theksin se tashmë ka një Turqi e cila i beson vetes, njeh potencialin e saj, që shikon fuqinë e vërtetë dhe fushën e veprimit të atyre që janë përballë dhe e cila mbështetjen pas saj mund ta shndërrojë në rezultate të vërteta, Erdogan më tej tha:

    Sigurisht që këto të vërteta mund t’i shohin shumë mirë edhe ata që janë përballë nesh. Pas aleancave të paimagjinueshme të formuara kundër vendit tonë dhe pas qasjeve që nuk njohin të drejta, ligje dhe të patolerueshme qëndron nxitimi dhe frika. Ne në çdo platformë, në çdo bisedë, në çdo mesazh e themi se Turqia është e gatshme për çdo lloj ndarjeje me kusht që të jetë e drejtë. Ne jemi të sinqertë në fjalën tonë”.

    Presidenti Erdogan theksoi se “Problemi qëndron se ata përballë nesh injorojnë të drejtat tona. Përpiqen që veten e tyre ta pozicionojnë mbi ne. Por, do ta kuptojnë se nuk është kështu, se Turqia ka fuqinë politike, ekonomike dhe ushtarake që të grisë hartat dhe dokumentet e pamoralshme që i imponohen asaj. Do ta kuptojnë këtë ose me gjuhën e politikës dhe diplomacisë ose me përvojat e hidhura që do përjetojnë në terren. Shpresojmë se nuk do të jetë vonë kur ata të kuptojnë që nuk ka asnjë fuqi që të qëndrojë përballë një populli i cili luftën dhe martirizimin e mundshëm në fund e sheh si gradën më të lartë”.

    Erdogan vuri në dukje se populli turk është si një popull i shërbetuar me çdo sulm, me çdo kosto të mundshme. “Ato që mund të ndodhin në fund të këtij procesi në të cilin po kalojmë, le t’i mendojnë ata që jetojnë në botën e tyre imagjinare me një mirëqenie dhe demokraci të rreme. Si Turqi dhe si popull turk ne jemi të përgatitur për çdo mundësi dhe çdo rezultat”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    I rritur në Miami mes të mërguarve kubanë që ikën nga revolucioni i Fidel Kastros, senatori Marco Rubio zhvilloi një urrejtje të...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Policia e Shtetit ka sekuestruar gati 700 mijë euro gjatë një kontrolli që iu bë veturës së një shtetasi shqiptar derisa i...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Një mjek nigerian me pasion për artin, ka thyer rekordin botëror Guinness duke krijuar një vizatim gjigant prej 1,003.9 metra katrorë, që...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.