×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Erdogan mund ta anulojë vizitën në ShBA shkaku i rezolutës për armenët

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Disa zyrtarë turq kanë thënë se presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, mund ta anulojë vizitën e planifikuar për javën e ardhshme në Uashington në shenjë proteste ndaj miratimit të rezolutës për njohjen e gjenocidit të Perandorisë Osmane ndaj armenëve.

    Erdogan pritet t’i vizitojë Shtetet e Bashkuara më 13 nëntor me ftesë të homologut amerikan, Donald Trump, por javën e kalua rai tha se miratimi i rezolutës për armenët në Kongres e ka vënë një pikëpyetje ndaj këtij plani.

    “Këta hapa i kanë ngrysur seriozisht marrëdhëniet mes dy shteteve. Për shkak të këtyre vendimeve, vizita e Erdoganit është vënë në pikëpyetje”, tha një zyrtar turk, duke shtuar se ende nuk është marrë vendimi përfundimtar për këtë vizitë.

    Sidoqoftë, burimet turke thonë se presidentët Trump dhe Erdogan kanë marrëdhënie të fortë, pavarësisht zemërimit të Kongresit për ofensivën turke në Siri, blerjes së sistemit raketor rus nga Turqia dhe vlerësimit të Ankarasë se deklaratat e kreut të Shtëpisë së Bardhë janë të çoroditura.

    Duket se marrëdhëniet personale mes dy liderëve është jetike, duke pasur parasysh se blerja e sistemit rus nga Turqia do të duhej t’iu nënshtrohej sanksioneve amerikane.

    Turqia e kundërshton vlerësimin e disa shteteve se Perandoria Osmane ka kryer gjenocid ndaj armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore, ndonëse e pranon faktin se shumë armenë janë vrarë gjatë luftimeve me forcat osmane, shkruan “Reuters”./Front Online/

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës, Belgzim Kamberi, përshëndeti fjalimin e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Në mospajtime e sipër lidhur me tregtinë për grurin, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki i ka shtuar kritikat ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky,...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Vendimi i Iranit për t’ua ndaluar qasjen disa inspektorëve bërthamorë të Kombeve të Bashkuara sugjeron se ky vend nuk është i interesuar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Një pjesë e madhe e autostradës në jugperëndim të Suedisë u shemb gjatë natës, duke lënduar tre persona, tha sot policia. Kjo...
    Vip23 Shtator 2023
    Këto ditë në Milano të Italisë po zhvillohet Java e Modës në Milano. Teksa yje të shumtë nga mbarë bota po marrin...
    Vip23 Shtator 2023
    Lirimi dhe Lulja u bën një nga çiftet më të komentuara ditët e fundit. Një ndarje që ngjalli shumë pikëpyetje për ndjekësit...
    Sport23 Shtator 2023
    Manchester United raportohet se ka kontaktuar Zinedine Zidane, të cilin e shohin si pasardhës të Erik ten Hag. Ten Hag nuk e...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Ukraina nisi një tjetër sulm me raketa në Sevastopol këtë mëngjesin e së shtunës, që ndodhet në Krimenë e pushtuar nga rusët....
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Vendimi i Iranit për t’ua ndaluar qasjen disa inspektorëve bërthamorë të Kombeve të Bashkuara sugjeron se ky vend nuk është i interesuar...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.