×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Erdogan lëshon paralajmërim “të frikshëm” për Greqinë

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u zotua të “përdorë të gjitha mjetet” për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e Ankarasë kundër Greqisë.

    “Ne nuk do të dështojmë të përdorim të gjitha mjetet për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e vendit tonë kundër Greqisë, kur është e nevojshme”, ka thënë Erdogan në një konferencë shtypi.

    Deklaratat e tij erdhën në mes të një përshkallëzimi të tensionit midis dy fqinjëve për mosmarrëveshjet e tyre në Detin Egje. Ai akuzoi Athinën se bën politika të bazuara në “veprime provokuese dhe se Greqia po tërhiqet zvarrë në një moçal me ngritje ushtarake”.

    “Kjo është një lojë e rrezikshme si për politikanët grekë, për shtetin grek, për popullin grek”, ka thënë Erdogan.

    Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë qenë prej kohësh të tensionuara për një sërë çështjesh, duke përfshirë mosmarrëveshjet për territorin dhe energjinë në Egje dhe Detin Mesdhe.

    Turqia paralajmëroi Greqinë se këta ishuj kanë status jo-ushtarak sipas traktateve ndërkombëtare. Në fillim të këtij muaji, Erdogani akuzoi Greqinë për “ngacmim” të avionëve luftarakë turq në Detin Egje dhe në Mesdheun Lindor, një pretendim që Greqia e ka hedhur poshtë./FrontOnline/

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.