×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Erdogan i prerë: Nuk ka hapa pas në Mesdhe dhe Egje

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Turqia “nuk do të bëjë hapa pas” nga qëllimet e saj në detin Egje dhe Mesdhe. Kështu është shprehur Rexhep Taip Erdogan për mediat e Katarit në një intervistë, aty ku ndodhet për një vizitë. Ai u pyet rreth doktrinës së ashtuquajtur “Atdheu Blu”.

    “Çështja e Egjeut dhe Mesdheut është një gjë prej të cilës Turqia nuk do të bëjë kurrë hapa pas. Ne kemi shprehur me zë të lartë në të gjitha platformat se nuk do të pranojmë asnjë zgjidhje që shpërfill Turqinë dhe që na kufizojnë në brigjet tona. Ne do të vazhdojmë të ruajmë dhe mbrojmë të drejtat dhe interesat tona në çdo kohë pavarësisht rrethanave”, tha Erdogan duke iu referuar Qipros së veriut të pushtuar nga Turqia dhe që njihet vetëm nga Ankaraja.

    “Shtetet e shqetësuara nga prania e Turqisë, në veçanti Greqia, kanë adoptuar një qëndrim që shkakton tension pasi kanë marrë veprime të njëanshme. Pas qëndrimit të Francës që njihet për kolonalizimin, që provokoi Greqinë, Administrimin Grek të Qipros së jugut dhe tani Armeninë është fakti që Turqia ka luajtur një rol aktiv në rajon”, tha Erdogan.
    Komentet e Erdogan vijnë pasi Athina dhe Ankaraja po përgatiten për bisedime pas përpjekjeve të NATO-s për të krijuar një mekanizëm çtensionues për të parandaluar kriza ushtarake mes dy vendeve.

    “Ata që panë vendosmërinë tonë në Mesdheun Lindor e kuptuan që nuk mund ta bënin vendin tonë të hidhte hapa pas me kërcënime boshe dhe shantazhe përfundimisht i kushtuan vëmendje thirrjeve tona për dialog”, tha Erdogan.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Sot bëhen 23 vite që nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, të cilat ndryshuan përgjithmonë qytetin e Nju Jorkut dhe SHBA-në....
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Franca do të ketë Qeveri të re “javën e ardhshme”, tha kryeministri konservator i zgjedhur së fundi, Michel Barnier, teksa ai po...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ashtu siç ka ndodhur prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë,  do të vijojë të qëndrojë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Ndaj 45 personave të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit është ngritur sot aktakuzë nga Prokuroria Speciale. Lidhur me këtë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër do të organizojë një ceremoni e cila i dedikohet shkatërrimit të armëve të konfiskuara. Në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se deri tani i kanë nënshkuar katër marrëveshje me...
    Sport11 Shtator 2024
    Vetëm një muaj pas përfundimit të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, Distria Krasniqi po vazhdon rrugën për medalje tjera olimpike. Puna tani më...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se premtimi i Qeverisë Kurti për ndaljen e “gjakderdhjes financiare”...
    Vip11 Shtator 2024
    Brikenda sot po feston ditën e lindjes. Nuk munguan urimet e shumta nga miq e familjarë, shkruan “Kosovarja”. Edhe disa nga ish-banorët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.