×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Sekiraqa, Faton Hajrizi, Dukagjin Nikollaj, disa personat që s’po mund të kapen nga Policia e Kosovës

    FrontOnline
    07 Korrik 2024

    Njoftimet e policisë së Kosovës po vazhdojnë të rriten për personat të cilët janë arratisur qoftë nga burgu e qoftë në situata të tjera.

    Enver Sekiraqa, Faton Hajrizi, Dukagjin Nikollaj janë vetëm disa vetëm disa nga emrat që Policia e Kosovës i kërkon pasi të njëjtit kanë ikur.

    Por të kërkuar me dyshimin se kanë bërë krim janë edhe persona të tjerë të cilët ende nuk janë identifikuar nga organet e rendit.

    Me 10 gusht bëhen një vit, kur në një kafene në Skenderaj u vra një person, e autori i kësaj tragjedie ende nuk dihet se kush është.

    Deri para pak ditësh në kërkim të Policisë ishte edhe Korab Gashi i dyshuar për grabitje të armatosur në Suharekë.

    Ndërkohë që për krejt këto raste institucioneve të drejtësisë iu bëhet thirrje që të veprojnë para të njëjtit të shënojnë edhe krime të tjera.

    Se ka ngecje në punën e organeve të rendit, e mendon edhe avokati Ardian Bajraktari.

    Bajraktari, thotë se një hetim duhet bërë edhe në rastin e fundit, ku Faton Hajrizi, i dënuar për vrasje të një ushtari rus u arratis nga burgu i Smrekonicës.

    “Vlerësoj se nuk është bërë vlerësim adekuat ose i duhur i shkallës së rrezikshmërisë që nënkupton që siç e thash ai ka qenë i vendosur në institucionin i tipit të hapur dhe një person që është arratisur disa herë nuk e kuptoj se si është vendosur aty, andaj besoj se duhet të hetohet kjo çështje,” tha Bajraktari për TV Dukagjinin.

    Faton Hajrizi i cili tashmë është i kërkuar nga Policia e Kosovës ka herën e nëntë që është arratisur nga burgu. Ndërkohë si pasojë e ikjes së tij nga burgu janë suspenduar oficeri i dhomës dhe oficeri i krahut. /Front Online/

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2024
    Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, më 26 shtator. Në rend të ditës janë në shqyrtim pikat nga...
    Lajme23 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova në listën e zezë të shteteve...
    Lajme23 Shtator 2024
    Dëshmitari Demush Krasniqi tha se nuk është e vërtetë që se ata e kanë arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin. Kjo deklaratë...
    Të tjera
    Lajme23 Shtator 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, me qëllim të ngritjes së masave të sigurisë në komunikacionin rrugor në kuadër të objektivave dhe detyrave...
    Lajme23 Shtator 2024
    Derisa Gjermania përgatitet të presë samitin e Procesit të Berlinit më 14 tetor, duke shënuar dhjetëvjetorin e platformës së lidhur me BE-në...
    Lajme23 Shtator 2024
    Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku në rendin e ditës është caktimi i seancës së radhës, me pikat që kanë...
    Lajme23 Shtator 2024
    hoqata “Organika” këtë të hëne, ka organizuar Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Bujqësi Organike, të titulluar “Sfidat dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike në...
    Lajme23 Shtator 2024
    Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Demush Krasniqi tha se ka porosi nga miqtë dhe shokët e tij që t’i përshëndeste...
    Lajme23 Shtator 2024
    Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi ka mbajtur sot konferencë për media para ministrisë së Arsimit, për faktin se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.