Kriza energjetike tashmë pothuajse ka përfshirë gjithë Evropën.
E, në mesin e këtyre vendeve hiq më mirë nuk qëndron as Kosova.
Për shkak të kësaj të mërkurën Kuvendi i Kosovës ka shpallë gjendjen e emergjencës për energjinë elektrike.
Masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë: vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë, shkruan FrontOnline.
Që nga 22 dhjetori, konsumatorët në Kosovë po përballen me reduktime të energjisë elektrike.
Situata energjetike është përkeqësuar pasi konsumi i energjisë nuk po mund të mbulohet nga kapacitetet prodhuese të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Sipas Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Kosova aktualisht prodhon deri në 600 megavatë rrymë në orë, kurse konsumi ka arritur deri në 1,400 megavatë në orë.
Siç duket kjo ka ndikuar edhe në import të saj.
Kosovarët “djegin” rreth 1.8 miliardë € në duhan, derivate, automjete…
Nga 69 euro për megavatë sa ishte çmimi vitin e kaluar, në këtë periudhë çmimi i importit të rrymës arriti deri në 600 euro për megavat, ka thënë zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike, Viktor Buzhala.
Sipas të dhënave të Doganës të dërguara për FrontOnline, importi i energjisë elektrike radhitet në vendin e katërt.
Ndërsa, vlera e importit kap shifrën prej 107 milionë e 195 mijë e 391 euro.
Kurse, në vendin e pestë radhitet importi i duhanit.
Vlera e importit kap shifrën prej 85 milionë e 722 mijë e 59 euro.
Pas duhanit radhiten medikamentet, ujërat, buka, çimento e produkte të tjera.