×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Ëndrra e Evropës shtrihet në Ballkanin Perëndimor”, thotë Von der Leyen

    FrontOnline
    27 Nëntor 2024

    Angazhimi i Evropës ndaj Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Moldavisë dhe vendeve të tjera kandidate “do të jetë gjithmonë më i fortë” se përpjekjet ruse për të “parandaluar që ata të kenë një të ardhme evropiane”.

    Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë prezantimit të Kolegjit të Komisionerëve dhe programet e tyre.

    Në mesin e komisionerëve, Von der Leyen prezantoi komisioneren e re të BE-së për Zgjerimin, duke thënë se “Marta Kos – me përvojën e saj të madhe – është personi i duhur për këtë punë”.

    Ajo shtoi se “vizioni i një kontinenti të bashkuar nga demokracia, shteti i së drejtës dhe respektimi i lirive themelore do të jetë gjithmonë në drejtimin e punës sonë”.

    “Ëndrra e Evropës shtrihet në Ballkanin Perëndimor, në Ukrainë, në Moldavi dhe më gjerë. Ne kemi parë guximin e popullit të Ukrainës në ndjekjen e rrugëtimit të tyre evropian. Ne kemi parë qëndrueshmërinë e popullit të Moldavisë për t’iu përmbajtur të ardhmes së tyre evropiane . Në të njëjtën kohë, ne kemi parë se si Rusia nuk do të ndalet para asgjëje për t’i penguar ata të kenë një të ardhme evropiane”, tha presidentja e Komisionit Evropian, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo prezantoi gjithashtu Komisionerin e parë Evropian për Mbrojtjen Andrius Kubilius, duke thënë se “lufta po shpërthen në kufijtë e Evropës. Dhe ne duhet të jemi gati për atë që na pret përpara – të punojmë krah për krah me NATO-n”

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Nëntor 2024
    Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin në Shkup, në ora...
    Bota/Rajoni27 Nëntor 2024
    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berishën është liruar nga masa e arrestit shtëpiak. Ky vendim është marrë nga Gjykata e Posaçme e...
    Bota/Rajoni27 Nëntor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë sot në punimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Nëntor 2024
    Kryeministri libanez Najib Mikati ka kërkuar që Izraeli të “angazhohet plotësisht” për armëpushimin dhe të tërheqë forcat e tij nga Libani jugor....
    Vip27 Nëntor 2024
    Banorët kanë diskutuar për Arionin. Ata hodhën kritika ndaj tij, duke thënë që i njëjti e ka prishur ndejën e mbrëmshme me...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Në kuadër të aktiviteteve ditore të Fushatës Globale “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, u bë shfaqja e tabelës...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Dëshmitari Halil Çadraku tha se asnjëherë nuk ka parë në ndonjë shkrim që Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit t’iu referoheshin si “gjeneral”....
    Lajme27 Nëntor 2024
    Ministri i jashtëm serb Marko Gjuriq ka thënë se gjatë mandatit të parë presidencial të Donald Trump, “marrëdhënia mes serbëve dhe shqiptarëve...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se fushata në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, ka treguar sukses, dhe për këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.